• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Zhvendosja e trupës së Teatrit Kombëtar/ Ndriçim Xhepa: Artistët të qëndrojnë përkohësisht te Turbina
Home
Kulturë

Zhvendosja e trupës së Teatrit Kombëtar/ Ndriçim Xhepa: Artistët të qëndrojnë përkohësisht te Turbina

14 February, 2018 luljetaautor Kulturë

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, aktori Ndriçim Xhepa jep mendimin e tij në lidhje me zhvendosjen e trupës së TK pranë qendrës së re kulturore “Turbina”, por edhe për atë çka duhet bërë me godinën ekzistuese.

Xhepa është kundër largimit të trupës nga godina eksiztuese, deri në momentin ku projekti i ndërtimit të teatrit të ri të marrë udhë e të jetë në fazën finale. Aktori është i mendimit që Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri, në vendin ku sot ngrihen dy teatrot ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.

“Teatri Kombëtar, ai ekzistues, i ndërtuar nga italianët për një periudhë 20-25-vjeçare, i ka rezistuar kohës 75 vite, nuk besoj se do të kishte problem nëse do të qëndronte edhe 2-3 vjet, derisa kjo fazë e parë të ezaurohej. Në momentin që gjithçka është gati për fillimin e punimeve, atëherë do ta shihja të arsyeshme që trupa e teatrit, përkohësisht, vetëm përgjatë fazës ndërtuese të teatrit, të shkojë te “Turbina”– thote aktori.

“Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet, që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”– thote ai.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMACIONET ZYRTARE/ Luftë në Kukës, në Gjirokastër të dorëzuar
Previous article VIDEO/ Qëlloi me shishe arbitrin, shiko reagimin befasues të tij

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT