• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHVENDOSJA E POPULLSISË/ Udhëheqësit arabë mblidhen për të gjetur alternativë ndaj planit Trump për Gazën
Home
Nderkombetare

ZHVENDOSJA E POPULLSISË/ Udhëheqësit arabë mblidhen për të gjetur alternativë ndaj planit Trump për Gazën

4 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kajro për të diskutuar një alternativë ndaj planit të dënuar gjerësisht, të presidentt të SHBA-së Donald Trump, për të marrë kontrollin e Gazës së goditur nga lufta dhe për të zhvendosur popullsinë e saj palestineze.

Samiti i Ligës Arabe për rindërtimin e territorit vjen një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dha përsëri mbështetjen e tij planit të Trump, duke e quajtur atë “vizionar dhe inovativ”.

Palestinezët, së bashku me botën arabe dhe shumë nga partnerët e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara, kanë dënuar propozimin e Trump, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për të dëbuar banorët e Gazës.

Vlerësimet e OKB-së kanë nxjerë një kosto për rindërtimit të Gazës në më shumë se 53 miliardë dollarë, pas një lufte shkatërruese të shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Ministrat e Jashtëm arabë u takuan në kryeqytetin egjiptian të hënën për një seancë përgatitore me dyer të mbyllura, e përqendruar në një plan për të rindërtuar territorin pa zhvendosur njerëzit e tij, tha një burim në Ligën Arabe për AFP në kushte anonimiteti. Burimi tha se plani “do t’u paraqitet udhëheqësve arabë në samitin e së martës për miratim”.

Krerët e shteteve të disa vendeve arabe pritet të marrin pjesë, ndërsa disa vende dërguan ministra të jashtëm ose përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe mbreti i Bahreinit Hamad bin Issa Al Khalifa pritet të mbajnë fjalët e hapjes, sipas një plani të përcaktuar nga Liga Arabe.

Trump shkaktoi zemërim global kur për herë të parë paraqiti idenë e tij që Shtetet e Bashkuara të “marrën” Rripin e Gazës dhe ta kthejnë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, ndërsa i detyroi banorët e saj palestinezë të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani.

Por, që atëherë, Trump ka zbutur qëndrimin e tij, duke thënë se ai “nuk po e detyronte” planin, për të cilin ekspertët kanë thënë se mund të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Aksion anti-drogë në jug të vendit! Kush janë personat e arrestuar
Previous article TENSIONE NË TRAGJAS TË VLORËS/ Banorët përplasen me policinë, çfarë ndodhi

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT