• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHVENDOSJA E ESHTRAVE TË HASAN PRISHTINËS/ Familja: Ai e ka vendin aty ku bashkohet kufiri
Home
Rajon

ZHVENDOSJA E ESHTRAVE TË HASAN PRISHTINËS/ Familja: Ai e ka vendin aty ku bashkohet kufiri

16 August, 2018 k.autor Rajon

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, kohë më parë kishte prezantuar një nismë për zhvendosjen e eshtrave të atdhetarit të shquar Hasan Prishtina në Kosovë.

Mirëpo kjo nismë e tij është kundërshtuar ashpër nga familja e Hasan Prishtinës

 

“Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë”, ka thënë përfaqësuesi i Familjes së Hasan Prishtinës, stërnipi Mehmet Prishtina, përmes një reagimi, përcjellë “Bota sot”.

 

Ky është reagimi i plotë:

 

 

HASAN PRISHTINA E KA VENDIN ATY KU BASHKOHET KUFIRI DHE IDETË E KOMBIT SHQIPTAR

(Përkitazi me inisiativen e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtrinës nga Kukësi në Prishtinë)!

Në 85 vjetorin e vrasjes së patriotit shqiptar, udhëheqësit të kryengritjeve për liri, diplomatit të shquar e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina, liderët e institucioneve të Kosovës, do të duhej të angazhoheshin që hapsira tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës, në qytetin kufi në mes të Shqipërisë së ndarë, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar.

Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë.

Hasan Prishtina, mbetet një ndër të rrallët patriot shqiptar, që me veprën dhe të kaluarën e tij vazhdon të bashkojë edhe sot shqiptarët, përtej bindjeve politike, ideologjike, fisnore e inatqore të popullit tonë, prandaj çdo nismë për t’ ia lëvizur eshtrat Atij, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figures dhe doktrinës së Tij hasaniste.

Hasan Prishtina është i Shkupit, i Tiranës, i Prishtines, i Plavë e Gucisë, i Shkodrës e Vlorës, i Prevezës, Manastirit, Ohrit e Tetovës, Preshevës e Pazarit të Ri.

Ai është i gjithë neve që Shqipërinë e plotë e ndjejmë  në mendje e zemër.

Por, ashtu siç luftoi Hasan Prishtina për ti rrëzuar muret ndarëse midis shqiptarëve, edhe unë bashkë me familjen e madhe, me shumë miqë e shokë nga të gjitha anët e botës, kerkojme te mos levizet nga varrezat e Deshmoreve të Atdheut që prehet në qytetin e Kukëst!

Perfaqesuesi i familjes së Hasan Prishtinës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK/ Policia: 22 vjeçari ishte babai një vajze. Shkonte me motor tek lokali ku...
Previous article VIZITË TEK FËMIJËT E SËMURË/ Bebe Rexha: Këndova me pacientët më të mirë në botë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT