• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHVATËN 4 MILIONË EURO ONLINE ME ADRESA JO REALE/ Skema që përdorën dhe këshillat e ekspertëve (DETAJET)
Home
Breaking News

ZHVATËN 4 MILIONË EURO ONLINE ME ADRESA JO REALE/ Skema që përdorën dhe këshillat e ekspertëve (DETAJET)

24 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqiptarët dhe kamerunasit që bashkëpunuan për mashtrimin me vlerë prej katër milionë euro dhe që u zbuluan nga Policia e Shtetit, mundën të regjistronin disa biznese në Qendrën Kombëtare të Biznesit, përmes së cilëve arritën të realizojnë mashtrimin. Në një vëzhgim të Report Tv vihet re se pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të kenë funksional aktivitetin.

Xhentil Kupe dhe Fatbardh Danja përveç statusit aktiv të licencimit në QKB për një pjesë të madhe të këtyre bizneseve, adresat që ata kanë dhënë si zhvillim të aktivitetit duket të jenë jo reale. Report Tv kërkoi në disa prej tyre dhe rezulojnë të mos jenë me aktivitet biznesi siç ato janë të regjistruar në QKB.

Por si arriti policia të shkoj deri tek ky zbulim mashtrimi kompjuterik?

Fillimisht hetimet nisën ndaj kameruansve për falsifikim dokumentash. Por hetuesët në këtë pistë nuk gjetën prova. Faza tjetër vazhdoi me kontrollin e llogarive bankare të firmave të regjistruara në QKB nga Kupe, Danja dhe dy kamerunasi Donald Anu dhe Marie Goffan. Llogaritë e tyre ishin me zero lekë. Kjo shtoi dyshimet dhe ngriti pistën e hetimit për mashtrim kompjuterik. Ata kishin arritur të ndërhynin në komunikimet e klientëve me kompani të tjera reale jashtë territoreve të shtetit shqiptar, dhe që bënin blerje të shumta biznesi. Në momentin që në komunikimet përmes postës elektronike të kompanive serioze bashkë me klientët kishte shkëmbime për transaksione, ndërhynin këta administratorë të kompanive mashtruese. Kontaktonin klientin, duke iu prezantuar si administrator i kompanisë serioze dhe i kërkonin që shuma e parasë të derdhej në një tjetër llogari, jo në atë të kompanisë, pasi për disa probleme teknike nuk ishte e mundur. Klientët, duke menduar se po komunikonin me administratorë të kompanisë serioze bënin derdhjen e parave, por në llogari të gabuar. Gjithçka bëhej duke u fshehur në mënyrë të plotë, ndërsa edhe email-et mashtruese kishin të njëjtën formë si ata të kompanive serioze që realisht bënin shit-blerje.

Si bëhen këto lloj mashtrimesh? Eksperti Besmir Semanaj thotë se gjithçka nis nga një gabim njerëzor, duke shpjeguar me hapa se si është arrihet deri në vjedhjen e parave.

Semanaj vë theksin tek kujdesi i shtuar që duhet të kenë qytetarët tek pajisjet e sigurta që duhet të përdorin. Po ashtu, rrezik sipas tij është edhe përdorimi i internetit publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME NJË SASI KANABISI NË MAKINË/ Arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij (DETAJET)
Previous article DETAJET/ Një anije me 45 refugjatë sirianë fundoset në juglindje të ishullit të Kretës

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT