• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZHULSA, QAFËPALARË”/ Mësuesja që rrihte nxënësit në Fier PEZULLOHET. Kërkohet që…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ZHULSA, QAFËPALARË”/ Mësuesja që rrihte nxënësit në Fier PEZULLOHET. Kërkohet që…

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pezullohet nga detyra mësuesja në fshatin Zharrëz të Fierit që keqtrajtonte nxënësit dhe përdorte ndaj tyre fjalor fyer e denigrues. Një ditë pas publikimit të video-skandalit, ku mësuesja i drejtohej nxënësve me fjalët ‘zhuls’, ‘qafëpalarë’, Drejtoria Arsimore Fier ka pezulluar mësuesen Juliana Dine dhe ka nisur procedurat për largimin e saj nga puna. Po kështu, gjithë puna e këtij institucioni është vënë nën monitorim. Ndërkohë për t’u kujdesur për gjendjen e nxënësve në shkollën në fjalë janë dërguar edhe psikologë.

DEKLARATA E MAS
Drejtoria Arsimore Rajonale Fier nëpërmjet emisionit investigativ “Fiks fare” u informua mbi sjelljen gjatë një ore mësimi të mësueses së klasës së dytë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, Bashkia Patos, Juliana Dine.
Ne shprehim indinjatën tonë institucionale për gjuhën e përdorur nga mësuesja në komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre. Ky qëndrim i mësueses, pavarësisht se ne mendojmë që është një rast i izoluar, është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me punën e madhe që bëhet çdo ditë nga mësuesit dhe
drejtuesit e përgjegjshëm në institucionet tona arsimore dhe nga të gjitha institucionet përgjegjëse për arsimin.

Drejtoria e shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, referuar akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka marrë sot masën disiplinore “pezullim nga detyra” dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga puna për mësuesen Juliana Dine.

Gjithashtu DAR Fier ka urdhëruar monitorim të plotë të punës menaxhuese dhe mësimore në këtë institucion arsimor. Po kështu kemi dërguar një grup të shërbimit psiko-social për të trajtuar dhe ndjekur nga afër gjendjen psiko-sociale të çdo nxënësi të kësaj klase, si edhe për të komunikuar me çdo prind të klasës për të evidentuar nëse ka pasur raste të mëparshme dhe të përsëritura dhune fizike ose
psikologjike tek nxënësit.

DAR Fier falënderon emisionin investigativ “Fiks fare” për denoncimin e këtij rasti dhe të çdo fenomeni tjetër dhune psikologjike apo fizike ndaj nxënësve, duke dhënë një kontribut të çmuar për të krijuar tek stafet pedagogjike një frymë dhe mendësi pune, kulture dhe respekti për çdo nxënës dhe prind.

Ju bëjmë thirrje të përsëritur drejtorëve të shkollave, shërbimit psiko-social, mësuesve të institucioneve arsimore të qarkut Fier, të tregojnë profesionalizëm, shërbim arsimor korrekt ndaj nxënësve dhe qëndrim qytetar ndaj prindërve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Puna e ëndrrave: Jeto në Islandë falas merr $4,000 në muaj
Previous article Adi Krasta nuk i fsheh "gafat", i tregon të gjitha në "shesh të burrave" dhe... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT