• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘Zhulsa, qafë pa larë’, Ministria merr vendim për mësuesen që dhunonte nxënësit
Home
Sociale

‘Zhulsa, qafë pa larë’, Ministria merr vendim për mësuesen që dhunonte nxënësit

24 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pezullohet nga detyra mesuesja Juliana Dine, pas videoskandalit ne te cilin ajo shfaqej duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nxenesit e saj ne shkollen “Sotir Çapo” ne Zharrëz.

Ministria e Arsimit ka reaguar sot me nje deklarate zyrtare pas rastit ne fjale, duke, njoftuar se drejtoria rajonale ka dërguar një grup të shërbimit psiko-social për të trajtuar dhe ndjekur nga afër gjendjen psiko-sociale të çdo nxënësi të kësaj klase, si edhe për të komunikuar me çdo prind të klasës për të evidentuar nëse ka patur raste të mëparshme dhe të përsëritura dhune fizike ose psikologjike tek nxënësit.

Reagimi i ministrise 

Drejtoria Arsimore Rajonale Fier nëpërmjet emisionit investigativ “Fiks fare” u informua mbi sjelljen gjatë një ore mësimi të mësueses së klasës së dytë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, Bashkia Patos, Juliana Dine.

Ne shprehim indinjatën tonë institucionale për gjuhën e përdorur nga mësuesja në komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre. Ky qëndrim i mësueses, pavarësisht se ne mendojmë që është një rast i izoluar, është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me punën e madhe që bëhet çdo ditë nga mësuesit dhe drejtuesit e përgjegjshëm në institucionet tona arsimore dhe nga të gjitha institucionet përgjegjëse për arsimin.

Drejtoria e shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, referuar akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka marrë sot masën disiplinore “pezullim nga detyra” dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga puna për mësuesen Juliana Dine.

Gjithashtu DAR Fier ka urdhëruar monitorim të plotë të punës menaxhuese dhe mësimore në këtë institucion arsimor. Po kështu kemi dërguar një grup të shërbimit psiko-social për të trajtuar dhe ndjekur nga afër gjendjen psiko-sociale të çdo nxënësi të kësaj klase, si edhe për të komunikuar me çdo prind të klasës për të evidentuar nëse ka patur raste të mëparshme dhe të përsëritura dhune fizike ose psikologjike tek nxënësit.

DAR Fier falënderon emisionin investigativ “Fiks fare” për denoncimin e këtij rasti dhe të çdo fenomeni tjetër dhune psikologjike apo fizike ndaj nxënësve , duke dhënë një kontribut të çmuar për të krijuar tek stafet pedagogjike një frymë dhe mendësi pune, kulture dhe respekti për çdo nxënës dhe prind.

Ju bëjmë thirrje të përsëritur drejtorëve të shkollave, shërbimit psiko-social, mësuesve të institucioneve arsimore të qarkut Fier, të tregojnë profesionalizëm, shërbim arsimor korrekt ndaj nxënësve dhe qëndrim qytetar ndaj prindërve. Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "T'u paskan rrit të pasmet", Era Istrefi pasi postoi foto me bikin, reagimi i fansave është i jashtëzakonshëm (FOTO)
Previous article Mbrojtësi i Tottenhamit mbetet objektiv i Manchester Unitedit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT