• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“ZHGËNJEN” DE-EUROIZIMI/ Ç’ndodh me depozitat dhe kreditë në valutë
Home
Ekonomi

“ZHGËNJEN” DE-EUROIZIMI/ Ç’ndodh me depozitat dhe kreditë në valutë

22 February, 2019 k.autor Ekonomi

Sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deuorizimin të marra në fillim të vitit të kaluar.

Bilanci i deeuroizimit duket të jetë zhgënjyes sipas një analize të Bankës së Shqipërisë  për zhvillimet deri në fund të vitit 2018.

Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, vërehet se lëvizjet në shumicën e tyre sugjerojnë një ulje të përdorimit të valutës në sistemin financiar, megjithatë, madhësia e lëvizjes së vlerave të treguesve, në të gjitha rastet, është shumë e vogël, analizon banka e Shqipërisë.

Në këto kushte, ekspertet e BSH gjykojnë se është e parakohshme dhënia e një vlerësimi për ndikimin e masave të deeuroizimit të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm.

Sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale, është e nevojshme.

Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.

Në fund të gjashtëmujorit të dytë 2018, depozitat në valutë shënuan 53.6% të totalit të depozitave të klientëve, krahasuar me 53.2% që ishin në fund të qershorit 2018 dhe 52.3% një vit më parë. Rritja e lehtë prej 0.4 pikë përqindjeje gjatë këtij gjashtëmujori është në linjë me vlerat historike të treguesit që është luhatur rreth nivelit 53%.

Për sa i përket shpërndarjes së treguesit të depozitave në valutë, edhe për gjashtëmujorin e dytë 2018, vërehet se gjysma e bankave të sistemit bankar e kanë këtë tregues mbi 50%, duke i bërë ato subjekt të normës më të lartë të rezervës së detyrueshme (20%) për pjesën e depozitave në valutë mbi nivelin 50%. Si rezultat, pritshmëritë janë që raporti i depozitave në valutë ndaj depozitave të përgjithshme, për bankat që e kanë këtë raport mbi vlerën 50%, të vijë në rënie. Aktualisht rezulton se 7 nga 14 banka të sistemit janë mbi nivelin 50%, me nivelin maksimal prej 61.5%.

Në stokun e kredive të sistemit financiar mbizotërojnë kreditë në valutë, të cilat kanë shënuar nivelin 56.6% në fund të dhjetorit 2018, me rënie në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të kaluar dhe i pandryshuar me një vit më parë.

Ndër kreditë në valutë, kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e kredisë (kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit).

“Zhgënjen” de-euroizimi, depozitat dhe kreditë në valutë nuk ulenNë fund të dhjetorit 2018, këto kredi përbëjnë 43.2% të kredive në valutë, krahasuar me 42.8% në fund të qershorit 2018 dhe 43.5% një vit më parë. Ecuria e treguesit është ndikuar nga rritja e numëruesit dhe rënia e emëruesit. Me gjithë këtë rritje të lehtë krahasuar me fundin e qershorit 2018, treguesi gjendet pranë vlerave më të ulëta historike.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me kirurgen e kthyer nga Franca për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor..."
Previous article PO TËRBON RRJETIN/ Mami seksi që talenti i Romës kërkon ta fshehë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT