• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHGËNJEHET NGA META/ Ylli Manjani: LSI dhe Iliri hëngrën supën nga…
Home
Politikë

ZHGËNJEHET NGA META/ Ylli Manjani: LSI dhe Iliri hëngrën supën nga…

23 April, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani ka komentuar në facebook “paqen” e vendosur së fundmi mes Metës dhe Ramës.

Manjani shkruan se presidenti Ilir Meta në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

“Nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë. Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez ndaj interesave të shqiptarëve për demokraci”, shkruan Manjani.

Në vijim ai thekson se “ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me “baba Xhiken” e deri djeshëm…!”.

Postimi i Manjanit:

“Beteja është me MONIZMIN

U bënë disa ditë që Ilir Meta është në qendër të konspiracionit publik. Në fakt në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, Ai u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

E përsëris që Presidenti i Republikës nuk është drejtor Kodifikimi që ti shkruajë projekt ligjet Parlamentit. Asnjë lidhje me Kushtetutën kishin propozimet e tij.

Nejse e kam fjalën tek konspiracioni që qarkullon natyrshëm. Ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me “baba Xhiken” e deri djeshëm…!

Sinqerisht nuk e di janë apo të vërteta këto gjera. As çuditem e as më interesojnë shumë këto gjëra. Gjithmonë më ka pëlqyer të komentoj dhe kritikoj sjelljen publike e zyrtare të tyre, jo me kë hanë drekë dhe për sa orë.

Megjithatë pyetja se: “a e drodhi përsëri Ilir Meta”, mbetet për përgjigje serioze nga Ai vetë. Sa më takon, jam më i shqetësuar të kuptoj pozicionin politik të LSI-së sesa me kë drekoi “ish baba Xhikja”.

Nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë. Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez ndaj interesave të shqiptarëve për demokraci.

E përsëris: NËSE është e vërtetë sepse ende nuk besoj. Jam totalisht i bindur, sot më shumë se më parë, se vendi ka nevojë të Ristartojë shoqërinë DEMOKRATIKE, me EKONOMI TË TREGUT TE LIRË, me SHTET LIGJOR e GJYKATA MBI ÇDO PUSHTET TJETËR.

Në këtë ide, më duhet të pranoj se opozita e sotme pëfshi dhe LSI, nuk është shumë premtuese. Por sidoqoftë kjo nuk më bën të heq dorë nga standardi minimal për të cilin vendi ka nevojë: RIVENDOSJA E PLURALIZMIT POLITIK DHE ROTACIONI.

Më së pari vendi ka nevojë të kthehet tek PLURALIZMI. Shteti i sotëm, kryetar i të cilit është Ilir Meta, është zyrtarisht MONIST. Ky është fakt jo supozim.

Në vijim normalja është që Edi Rama dhe modeli i tij politik duhen shkulur nga qeversja e vendit. Partia Socialiste ka nevojë të kalojë në opozitë. Kurthi psiqik se kush vjen nuk më josh aspak.

Rotacioni është i DOMOSDOSHËM. Të gjithë e dimë se cilido të vijë pas Edi Ramës, do jetë të paktën më normal.

Duhet të kuptojmë të gjithë njësoj se beteja elektorale nuk është se kush është më i miri ndër të këqinjtë. Jo!

Beteja do jetë të mbajmë politikën dhe shtetin MONIST, apo do rikthehemi tek demokracia? Do zgjedhim politikën e makaronave të lëmoshës, apo politikën e lirisë ku ushqimi nuk varet nga qejfi i shefit politik të radhës.

Kjo është çështja!Dhe duhet ta ndajnë Shqiptarët këtë gjë.

Asnjë lider nuk është më i mirë se tjetri, por MONIZMI nuk i ndryshon kurrë udhëheqsit, ndërsa DEMOKRACIA po. Të paktën i ndryshon.

Sa më takon nuk heq dorë nga demokracia. Nëse LSI do bëhej pjesë e shtetit monist, siç është sot Presidenti, pa dyshim që jemi në pozicione të kundërta. Uroj që jo!

Monizmi është i papranueshëm. Monizmi është shkaku i shtetit hajdut, të dhunshëm e arrogant. Harxhojmë kohë kot me denoncime hajnish, sepse ato janë të zakonshme në shtetin monist.

Prandaj duhet të ndeshemi me monizmin nëse demokracia është vërtetë ajo që kërkohet nga shumica e shqiptarëve. E nëse kjo shumicë bëhet bashkë pavarësisht inateve të vogla, shteti monist merr fund, pavarsisht kë ka kryetar.

E përsëris në mënyrë urgjente vendi ka nevojë për PLURALIZËM, ROTACION POLITIK dhe RISTART.”. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BRENDA 24 ORËVE 29 TË SHËRUAR”/ Manastirliu: Mes atyre që fitojnë betejën 5 infermierë në Kukës e Fier
Previous article KORONAVIRUSI/ BE diskuton Planin e Rimëkëmbjes pas COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT