• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zhduku 230 milionë euro në Rrugën e Kombit, Basha: Edhe 100 herë po të më jepej mundësia, njëlloj do veproja (Raporti i KLSH)
Home
Shqipëri

Zhduku 230 milionë euro në Rrugën e Kombit, Basha: Edhe 100 herë po të më jepej mundësia, njëlloj do veproja (Raporti i KLSH)

29 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha iu përgjigj në Kuvend Edi Ramës, për taksën e vendosur për të kaluar “Rrugën e Kombit”.

Basha thotë se kjo është një vjedhje e madhe.

Madje, Basha tha se edhe sikur t’i jepej edhe 100 here mundesia per te bere ate qe ka bere ne Rrugen e kombit kur ishte Minister Transportesh, do e bente serish. Kujtojme se Basha per kete rruge eshte akuzuar per vjedhjen e 230 milione eurosh dhe hetimit ju fsheh me procedure, duke cuar raporte mjekesore sikur ishte semure.

“Sa erdhe, ua rrite taksën në karburant shqiptarëve nga dy herë me 100 lekë. Shqiptarët paguajnë sot 240 lekë për çdo litër karburant. Tani na vendos dhe taksë shtesë për të kaluar rrugët. Edhe sikur 100 here te me jepej mundesia te beja ate qe kam bere ne rrugen e kombit, njelloj do e beja. Ti je xheloz, të shkëlqejnë xixa sytë nga xhelozia”, i tha ai Ramës.

Pjesë nga raporti i KLSH për skandalin me rrugën Durrës-Kukës , kur Bashës i avulluan 230 milionë Euro:

Realizimi i kontratës së ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën e punimeve të ndërtimit, mund të sjellë pasoja të cilat gjatë zbatimit të kontratës reflektohen me rritje të kostos së ndërtimit. Këtë tregon edhe fakti kur, pa u realizuar as 10% e punimeve të rrugës, kontraktori pa projekt përfundimtar, mbështetur në kushtet e kontratës së lidhur ka kërkuar shtesë të volumeve të punës në vlerë 141.9 milionë euro ose 34% mbi vlerën fillestare.

Për të evituar rritjen e mëtejshme të kostos së ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, KLSH-ja i ka propozuar Këshillit të Ministrave që, pas miratimit të projektit të detajuar të zbatimit në DPRR dhe në KRRTRSH, të gjenden mundësitë e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit me shoqërinë Bechtel&Enka, për të rishikuar disa përcaktime të kontratës, dhe veçanërisht: Rishikimin e shtojcës 1 për “Çmimet për njësi” të kontratës, për t’i përshtatur ato me çmimet për njësi të aplikuara deri tani në tregun shqiptar; Rishikimin e shtojcës 10 për “Sasitë e synuara”, në të çilen janë përcaktuar zërat e punës (volume) të kontratës, për t’i përshtatur ato me zërat e punës që aplikon DPRR-ja për ndërtimin e rrugëve; Rishikimin e klauzolës për përjashtimin nga detyrimet fiskale të sipërmarrësit Bechtel&Enka, për të siguruar përputhshmëri me Kushtetutën dhe legjislacionin fiskal shqiptar”.

Ministri i Financave: “Jemi venë në dijeni se, pas llogaritjes paraprake mbi bazën e të dhënave nga projektuesi, kostoja e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash është rritur në 560 milionë euro ose 34% me shumë; kërkojmë në mënyrë urgjente të bëhet argumentimi financiar i kësaj shtese dhe të gjitha ndryshimet të paraqiten dhe të miratohen në Këshillin e Ministrave”.

Prokuroria e Republikës: “Duke analizuar të dhënat rezulton se nga aplikimi i çmimeve të pabazuara mbi volume të pasaktësuara nga projekt zbatimi, kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7% të vlerës fillestare të kontratës. Duke përdorur të njëjtën analizë rezulton se rritja prej 229 milionë euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7% të saj të pajustifikuar. Në këto kushte, demi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milionë euro vetëm për dy segmente të kësaj rruge”./LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arimina nuk reshtë së postuari/ Tashmë ajo nuk nguron të tregoj se....(FOTO)
Previous article Oriola i bën të gjithë lëmsh me veprimin e fundit/ Nuk e priste që NOIZY ..

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s Breaking News

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT