• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E TË RINJVE NË VLORË/ Tre muaj pa kontakt. U kthyen bashkë nga Belgjika, por…
Home
Breaking News

ZHDUKJA E TË RINJVE NË VLORË/ Tre muaj pa kontakt. U kthyen bashkë nga Belgjika, por…

9 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy emigrantë, të kthyer nga Belgjika për të vizituar familjarët e tyre në Vlorë, janë zhdukur prej rreth dy muajsh dhe askush nuk ka dijeni për fatin e tyre. Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe miku i tij Ervis Troqe, mësohet se kanë udhëtuar së bashku në të njëjtën ditë nga Belgjika për në qytetin e tyre, Vlorë.

Pas kthimit, Albano i kishte thënë të atit se kishte ardhur pasi kishte mall për dy fëmijët dhe gruan e tij. Por që prej 18 qershorit, familjarët e tij nuk kanë asnjë të dhënë për fatin e tij. Siç shprehet i ati, Lutfi Xhaferri, djali ka dalë nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij. Aty ka të dhëna se telefonuesi e ka marrë me mjetin e tij 34-vjeçarin dhe më pas nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur.

Familjarë të të riut kanë bërë tetë ditë më pas denoncimin për zhdukjen, ndërsa Policia, sipas të dhënave, e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin me të cilin u largua 34- vjeçari. Rreth 20 ditë pas kësaj ngjarjeje, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, shtetasi Ervis Troqe. Edhe familjarët e këtij të fundit kanë kryer denoncim për zhdukjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë. Policia ka nisur hetimet ku nuk përjashton si pistë e mundshme as konfliktet e të rinjve me persona të tjerë në shtetin belg.

Pallati ku jeton familja Xhaferri

Blutë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e të dy të zhdukurve, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dot detaje që mund të ndihmojnë hetimin, pasi nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të tyre si në Vlorë, ashtu edhe në Belgjikë ku jetonin si emigrantë prej disa kohësh. Burime të Policisë bënë të ditur se janë duke i hetuar të dy këto ngjarje, të cilat dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën edhe për faktin se të dy të zhdukurit njiheshin me njëri-tjetrin dhe madje rezulton se janë kthyer në të njëjtën ditë së bashku nga shteti ku jetonin. Sipas Policisë, janë verifikuar edhe kamerat e subjekteve në afërsi të banesës ku jeton Xhaferri për të konstatuar lëvizjet e tij dhe të personit me të cilin është larguar ditën e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË MEMALIAJ/ Shehu: Dua ta them, mua me “vjen më shumicë erë kanabis
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË BERAT/ Përplasje e FORTË mes dy makinave, shkon në 5 numri i të plagosurve

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT