• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E MISTERSHME: Ervis Martinaj gjendet i ndarë në 6 pjesë?
Home
Breaking News

ZHDUKJA E MISTERSHME: Ervis Martinaj gjendet i ndarë në 6 pjesë?

19 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhdukjes së tij të mistershme të denoncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022 – një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit.

Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, siç mëson Albanian Post.

Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.

Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vrasja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen.

Emri i Ervis Martinajt është lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë, me nisjen e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, për lojërat e fatit. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.

Ervis Martinajt asokohe, iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati dhe disa automjete luksoze.

Ngjarja e vitit 2018 pranë një dyqani veshjesh në Tiranë, “Monopol”, ishte ajo, e cila do ta kthente në pëersonazh Martinajn.

Ishte pikërisht data 4 tetor, kur Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zonës.

Prej aty, jo të gjithë dolën të gjallë.

Viktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.

Vetë Ervis Martinaj u plagos gjatë ngjarjes, së bashku me një person tjetër që e shoqëronte, Eljo Hato.

Vrasja e Brilant Martinajt në mbikalimin e Fushë-Krujës ndërkohë, solli në kujtesë edhe vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Xhulio Prela, i cili u ekzekutua siç mendohet nga Brilanti, më 29 dhjetor 2021.

Mes konflikteve të familjes Martinaj, ka qenë edhe kjo e vrasjes së oficerit policie në Lezhë.

Në bazë të rregullave kanunore në këto zona, një vrasje baraspeshohet me katër të tjera, të cilat e ndjekin.

Mirëpo, këtë herë, duket se numri i duhur ka qenë pesë, duke llogaritur tre viktimat e atentatit në Fushë-Krujë dhe gjetjen e trupave të Martinajt dhe një miku të tijin, edhe pse ky i fundit, mund të ketë qenë thjesht një kolateral…(Albaniapost)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E COVID-19/ Një humbje jete dhe 498 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
Previous article TRAGJIKE NË SELANIK/ 54-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas një aksidenti të frikshëm me motor në qendër të qytetit

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës Aktualitet

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT