• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E JAN PRENGËS/ Gramoz Rexhepi përballet menjëherë me Gjykatën e Posaçme
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E JAN PRENGËS/ Gramoz Rexhepi përballet menjëherë me Gjykatën e Posaçme

10 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dritan Rexhepi, i njohur edhe me emrin Gramoz u arrestua në nëntor të 2023-shit në një vilë në Stamboll, teksa përdorte një pasaportë të falsifikuar kolumbiane. Që pas prangosjes së tij, Shqipëria ishte në garë me 3 shtete të tjera për të bindur autoritetet turke për ekstradimin, përfshirë Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekuadorin, ndërsa dosja me provat e kopsitura të SPAK, me sa duket, bindën autoritetet turke që Dritan Rexhepi të dorëzohej për llogari të drejtësisë në vendin e tij.

Ai akuzohet për rolin e tij si porositës në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020, trupi i të cilit nuk është zbuluar ende. Urdhri për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, e dha pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

Por ndërkohë mbi Dritan Rexhepin rëndon një vendim i 2013-ës prej 25 vitesh burg për vrasjen në vitin 1999 të dy personave në Fushë Krujë, njeri prej tyre polici Durim Kasmi.

Mbi Dritan Rexhepin historiku i problemeve në drejtësinë vendase dhe të huaj nis në 2006-ën kur në Tiranë u arrestua me një armë pa leje, ndërsa u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje në Durrës. Dy vite më vonë u arrestua në Holandë dhe u ekstradua në Itali, i dënuar me 15 vite burg për trafik droge, 13 prej të cilave i kanë mbetur pa u shlyer, pasi u arratis në 2011-ën. Po atë vit u arrestua në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë, po për trafik droge, ku përsëri u arratis.
Ai u shndërrua në një prej baronëve të karteleve të kokainës nga Amerika Latine. Në vitin 2014 Dritan Rexhepi u arrestua në Ekuador me 240 kg kokainë, por dyshohet se drejtonte nga qelia rrjetin e trafikut të kokainës për në Europë. Në vitin 2020, Interpoli botoi disa fotografi të tij nga brenda burgut në Ekuador. Po atë vit rrjeti i tij u shkatërrua nga një operacion i Europol, ku u përfshi edhe Policia jonë e Shtetit.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMAZAN MATAJ IU NDAU MOTRËN NGA BURRI/ Gjykata merr vendim për vëllezërit vrasës
Previous article PËRKEQËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E KRYEPESHKOPIT ANASTAS/ Spitali 'Ungjillëzimi' bën me dije se është në intubim

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT