• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHDUKJA E GAZETARIT/ Trump: Mund të ketë vdekur. Pasojat, shumë të rënda për sauditët
Home
Nderkombetare

ZHDUKJA E GAZETARIT/ Trump: Mund të ketë vdekur. Pasojat, shumë të rënda për sauditët

18 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për herë të parë këtë të enjte se, tashmë beson që gazetari Jamal Khashoggi është vrarë, e përsëriti gjithashtu paralajmërimin për “pasoja tejet të rënda”, nëse Arabia Saudite provohet të ketë përgjegjësi për eliminimin e tij.

“Sigurisht që për mua ai duket se ka vdekur. Është shumë e trishtë”, deklaroi Trump përpara gazetarëve, që e pyetën nëse e besonte apo jo faktin që Khashoggi, i cili u zhduk më shumë se dy javë më parë, të mos ishte më gjallë.

I pyetur mbi një përgjigjen e mundshme amerikane, ndaj Mbretërisë saudite që akuzohet për vrasjen e ish-analistit të “Washington Post”, Trump tha se “ajo do të duhet të jetë tepër e ashpër, pasi edhe kjo gjë është shumë e rëndë”.

Ndërkohë, tashmë është bërë zyrtare tërheqja e Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, si dhe homologut të tij britanik, Liam Fox, nga një konferencë e rëndësishme investitorësh në Arabinë Saudite.

Lëvizja e tyre vjen pikërisht për shkak të akuzave se sauditët janë ata që fshihen pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, i cili nuk është parë më që prej 2 tetorit, kur hyri në Konsullatën saudite në Stamboll. Ishin pikërisht autoritetet turke që ngritën fillimisht alarmin për zhdukjen e tij dhe më pas pretendimet për vrasjen e tij brenda konsullatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Barcelona-Real Madrid nën vëmendjen e policisë
Previous article Era edhe me një bashkëpunim të ri ndërkombëtar/ Kush fshihet pas tij? (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT