Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë prej 17 ditësh, mund të jenë ekzekutuar. Burime bëjnë me dije se policia dyshon se trupat e tyre të pajetë gjenden brenda bashkisë së Konispolit. Forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë.
Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhori dyshohet se janë ekzekutuar.
Policia ka gjetur një mjet tip ‘Mercedez Benz’ në Himarë, që dyshon se është përdorur për rrëmbimin e tyre dhe më pas janë ekzekutuar.
Mjeti rezulton me targa greke që dyshohet se janë vjedhur në Lezhë.


