• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E ERMAL NGUCAJ NË VLORË/ Flet bashkëshortja: Ishte në makinë kur më tha…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E ERMAL NGUCAJ NË VLORË/ Flet bashkëshortja: Ishte në makinë kur më tha…

19 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Cifti takoheshin së bashku fundjvave, pasi bashkëshortja punonte në Kuc të Vlorës, ndërsa ia ishte i papunë dhe qëndronte në shtëpinë e prindërve në fshatin Lepenicë të Selenicës. ‘Sipas meje, mund të ketë qenë telefonata e fundit. Nuk më tha asgjë konkrete, vetëm biseda familjare bëmë. Atë ditë ai foli dhe me djalin. Ishte me makinë dhe nuk më tha se ku po shkonte. Unë nuk jetoj me të pasi jam larg me punë. Unë jetoj në Kuç, ndërsa ai në Lepenicë. Shkoj e takoj vetëm në fundjavë. Një javë më parë e kam takuar fizikisht dhe nuk më tha asgjë, pasi ai është shumë tip i mbyllur. Kur fola në telefon më datë 12 tetor ishte ora 19-20 dhe biseda zgjati afro 30 minuta. Si gjithnjë bëmë biseda familjare dhe ai në fund më tha: ‘Ik, ik se ngatërrova rrugën’. Atë natë ishte edhe kohë e keqe. Më pas i shkruajta në mbrëmje vonë, në facebook, por nuk e hapi, nuk ishte online. Më habiti se ai harxhon shumë kohë në rrjetet sociale. E mora në mëngjes dhe telefoni është i fikur, deri ditën e sotme’.

Makina e tij është gjetur e braktisur në fshatin Mavrorë, por për bashkëshorten Nertila Ngucaj, ai nuk kishte askënd në atë fshat dhe se kur është larguar nga shtëpia nuk ka marrë me vete sende personale.

‘Makina është gjetur të mërkurën, por ai ka humbur të hënën. Në Mavrovë s’kemi lidhje, nuk njohim njeri atje. Ai nuk ka shkuar në këtë fshat. Unë jam kthyer në shtëpi, por është larguar pa marrë asgjë me vete. As karikusin e telefonit nuk e kishte marrë. Dyshojmë se e kanë marr peng, se ku do të jetë në të kundërtën, unë nuk kam asnjë drejtim dhe faktor që mund të gjej ku mund të jetë. Po ta dija do dilja ta kërkoja, u bënë 8 ditë sot’.

Report TV ka qenë në fshatin ku banon Ermal Ngucaj, duke sjellë dëshminë e prindërve të tij, të cilët dyshojnë tek një pengmarrje e mundshme, dyshim të cilin e ka edhe bashkëshortja, e cila hedh poshtë pistën e konfliktit, për të cilën po hetohet lidhur me një sasi kanabisi.

‘Nuk di të ketë pasur konflikte, nuk kishte konflikte në zonë. Komunikonte shumë mirë me të gjithë. Unë nuk di të ketë mbjellë kanabis, sepse unë e di ku shkon burri im. Se po të kishte mbjellë do rrinte gjatë larg nesh. Ai s’ka humbur kurrë kaq gjatë. Ai mund të ketë shkuar edhe në qytetin e Vlorës pasi atje kishte shumë shokë. Unë nuk i njoh shokët e tij, pasi ai kishte parimet e veta dhe për të Familja është familje. Nuk kishte shok që të hynte dhe dilte në familje’.

Ermal Ngucaj nga Lepenica e Selenicës, babai i një djali 2-vjeç u largua nga banesa për të pritur prindërit që vinin nga Italia, por nuk ka shkuar në port. 40-vjeçari Ermal Ngucaj ishte i papunë dhe kishte dalë nga burgu një vit më parë pasi kishte kryer dënimin me 7 muaj burg për përplasje fizike. Bëhet fjalë për konfliktin e ndodhur në guroren e Selenicës në vitin 2018, kohë kur Ngucaj punonte roje në biznesin e Ylli Sallës. Asokohe ishte konfliktuar për guroren me Paolo Durmishajn, nga fshati Kotë i Vlorës. Familjarët thanë se sherri për guroren ishte mbyllur. Sakaq, burime nga policia po hetojnë edhe në pistët tjetër; Atë të konfliktit për një sasi kanabisi që ka humbur në zonë. Dyshohet se së fundmi 40-vjeçari Ermal Ngucaj ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAJI I HUDHRËS/ Arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo mëngjes
Previous article PAS SKANDALIT ME FËMIJËT/ Facebook dhe Instagram mund të gjobiten me shuma marramendëse

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT