• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…
Home
Breaking News

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

10 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”. Kështu e nisi rrëfimin e tij në gjykatën e Tiranës, Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Koci më 4 qershor në Tiranë.

I dyshuari Zyferi ka pretenduar më tej se e ka parë Kocin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. Gjatë dëshmisë në gjykatë, Zyferi u shpreh gjithashtu se Shakaj i kërkoi të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri.
Pavarësisht se ka mohuar dijeni për ngjarjen e rëndë, ku Eglant Koci u mbajt peng dhe dyshohet të jetë vrarë, Zuyferi u la në qeli.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Kocit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fike dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.
pavarësisht se është hequr energjia, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Kocit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit.
Ndërsa, ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.

Policia dyshon se Englant Koci është vrarë pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. Shakaj është shpallur tashmë në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjecar. Motivi i krimit dyshohet të jenë përplasjet për portofolat e kriptomonedhave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin
Previous article ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

s.autor

Postime të ngjashme

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim Aktualitet

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve Aktualitet

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT