• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHDUKJA E DY KINEZËVE ME PROFIL TË LARTË/ Përqendrohet sërish vëmendja tek paraburgimet sekrete
Home
Nderkombetare

ZHDUKJA E DY KINEZËVE ME PROFIL TË LARTË/ Përqendrohet sërish vëmendja tek paraburgimet sekrete

18 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kina ka përqendruar edhe njëherë vëmendjen ndërkombëtare  në sistemin ligjor të saj dhe përdorimin e paraburgimeve sekrete.

Ky qëndrim vjen pikërisht në një kohë kur janë zhdukur dy qytetarë kinezë të profilit të lartë.

E para që u zhduk ishte aktorja Fan Bingbing, e cila është shfaqur gjithashtu ne filmin X-Men dhe Iron Man. Ajo nuk u pa në publik muaj me radhë gjatë verës dhe heshti në mediat sociale, para se të kthehej në fillim të tetorit me një kërkesë faljeje për të shmangur taksat.

Dy ditë pasi u shfaq sërish, rezultoi që presidenti i agjencisë së policisë globale Interpol, Meng Hongwei, ishte zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë. Gruaja e tij thotë se komunikimi i tij i fundit me të ishte një tekst me një simbol thike, përmes së cilës ajo kishte kuptuar se  i shoqi ishte në rrezik. Ndërsa autoritetet njoftuan më 8 tetor se Hongwei po hetohet për marrje ryshfeti.

Zhdukjet me forcë nuk janë asgjë e re në Kinë, ndonëse rastet e sipërpërmendura kanë shkaktuar një vale të vëmendjes ndërkombëtare.

Zhdukjet mund të synojnë njerëz nga sfera te ndryshme të jetës: avokatë të të drejtave të njeriut, zyrtarë të korruptuar, zyrtarë që janë në shënjestër për arsye politike, shitësit e librave që publikojnë material që zemërojnë liderët e partisë ose njerëz të shquar që bien ndesh me interesat e partisë.

Megjithatë, përsa i përket partisë, individët që janë hetuar nuk janë “zhdukur”. Ata ndalohen sipas një procesi shumë të orkestruar dhe burokratik. Ata që zhduken papritur, vendosen në paraburgim, për t’u rishfaqur më pas për të deklaruar fajin e tyre dhe për të kërkuar falje.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSHEE BËN PUNIME/ Ja zonat në TIRANË që nuk do të kenë drita sot
Previous article E RËNDË NË VLORË/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT