Zhdukje misterioze konsiderohet ajo e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në Shkodër. Ata kanë dalë nga shtëpia që prej datë 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. Por ndërsa apeli për ndihmë i familjarëve të tyre bëhet më i fortë, detaje të reja mësohen nga grupi hetimor. Burime pranë tyre bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se njëra nga pistat e hetimit është vrasja e Sokol Hysenajt e ndodhur në vitin 1996, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Agron Mollaj (nipi).
Ndërkohë familjarë të të zhdukurit Agron Mollaj mohojnë në mënyrë kategorike përfshirje e këti të fundit në një ngjarje të tillë. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe nuk kanë pas asnjë konflikt në të kaluarën.
Bashkëshortja e Gëzimit, Sajmira Hysaj tregoi më herët për bisedën e fundit me të shoqin dhe telefonatën që e nxori nga shtëpia. Ajo thotë se i shoqi i ka komunikuar se do takohej me një shok, por një orë më vonë telefoni i tij rezultoi i fikur dhe familja ka humbur çdo kontakt me të.
“Kjo është një ngjarje e rëndë që na ka ndodhur. Burri s’ka pasur asnjë problem me asnjë person. Ka qënë në 23 gusht ora 20 e 20 minuta e mbrëmjes, më ka thënë do kthehem në shtëpi se do pi kafe me një shok, e morën në telefon. Unë i rashë telefonint të tij pas një ore, telefoni doli i fikur. Nuk di më asgjë për të që nga ai moment. I bëj apel mediave dhe ministrit Xhafaj të na ndihmojnë.”
I humburi Gëzim Hysaj
Ngjarja bëhet më misterioze, kur një orë pas Gëzimit del nga shtëpia dhe nipi i tij Agron Mollaj. Familjarët pretendojnë se ai është thirrur nga daja e të dy bashkë kanë humbur çdo kontakt me familjen.



