• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E BIZNESMENIT ITALIAN/ Falimenton një nga bizneset e Davide Pecorellit. Përforcohet hipoteza e vetëvrasjes
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E BIZNESMENIT ITALIAN/ Falimenton një nga bizneset e Davide Pecorellit. Përforcohet hipoteza e vetëvrasjes

30 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Historia misterioze e zhdukjes së sipërmarrësit Davide Pecorelli pasurohet me elementë të rinj të cilët, këtë herë, nuk vijnë nga Shqipëria por nga një nga bizneset e themeluara nga 45-vjeçari nga San Giustino.

Një nga bizneset e biznesmenit Davide Pecorelli, “Hairdressers Milano” iu vë vula e falimentimit.  Nuk janë bërë ende të ditura arsyet për marrjen e kësaj mase, por biznesi i falimentuar ishte në emër të partneres me origjinë shqiptare të Pecorellit. Këto të dhëna dëshmojnë edhe njëherë hipotezën se biznesmeni kishte pasur vështirësi ekonimike, theksojnë mediat italiane.  Edhe fakti që ka falimentuar biznesi në Itali është një fakt që mbështet hipotezën e problemeve financiare që mund të kenë çuar në vetëvrasje.

Përveç aktivitetit të mbyllur, bizneset e tjera në San Giustino, Città di Castello dhe Corciano vazhdojnë.

Në të njëjtën kohë hetimet vazhdojnë dhe pas mbërritjes së hetuesve italianë në Pukë, ka pasur zhvillime të reja.  Mësohet se në orët në vijim një ekspert i piroteknikës do të mbërrijë në Shqipëri nga Italia, ndërsa gjurmët e ADN-së të gjetura në makinën e 45-vjeçarit do të dërgohen të hënën në Perugia.

Ndërkohë që dje mediat italiane kanë vijuar edhe ato raportimin për zhdukjen e mistershme të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Pukë,ku makina me të cilin udhëtonte u gjet e djegur. Sipas mediave italiane para se të nisej, Davide i ishte besuar një shoku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për të provuar të shiste një lazer të gjeneratës së fundit. Një marrëveshje rreth 70 mijë euro. Në të vërtetë, policia shqiptare nuk di asgjë për këtë takim, madje as profesionist që duhet të kishte blerë teknologjinë e propozuar nga sipërmarrësi i tretë nuk është identifikuar.

Në makinë  e djegur që Pecorelli kishte marrë me qira u gjetën eshtra njeriu dhe dyshohet se janë të tijat, por do të jetë AND-ja që do të zbardh të vërtetën. Gjithashtu prokuroria italiane, e cila erdhi një ditw më parë në Pukë, dhe ajo shqiptare janë duke hetuar së bashku këtë rast misterioz, dhe se pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes,  por është edhe vrasja apo zhdukja e vullnetshme e tij janë si të mundshmë.

Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të pastrimit të parave, trafikut të drogës apo përplasjes me grupe kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RASTI I SANITARES TEK "SHEFQET NDROQI..."/ Rama: Edhe sikur të jenë 30 të tillë, s’e rrëzojnë punën e mjekëve në mbrojtje të jetës
Previous article VIZITË NË KORÇË/ Rama bashkëbisedim me qytetarët: Tërmeti i nëntorit fatkeqësi me përmasa të mëdha, shkollat e rindërtuara...

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT