• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E AVOKATIT SHQIPTAR/ Hetimet, ja çfarë u pa në kamerat e sigurisë
Home
Breaking News

ZHDUKJA E AVOKATIT SHQIPTAR/ Hetimet, ja çfarë u pa në kamerat e sigurisë

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetuesit kanë në duar pamjet ku avokati Besnik Muço, i zhdukur që prej datës 2 Nëntor 2017, shfaqet në portin e Durrësit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Itali, ku avokati jetonte prej vitesh bashkë me familjen.

Sipas të njëjtave burime: Në pamje shihet avokati i cili ulet në sallën e pritjes së portit për të marrë tragetin për në Itali, e më pas drejtohet drejt tragetit. Përgjigjet i janë dërguar autoriteteve italiane, ku gjithashtu ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Edhe prokuroria shqiptare ka nisur një hetim për rrëmbim personi. Për shumë vite, avokati ishte transferuar me banim në Macerata dhe më 2 nëntor ai duhej të niste rrugën për të shkuar në Itali. Në vend të kësaj, që nga ajo ditë, gjurmët e tij kanë humbur. Në traget u gjetën edhe dokumente të avokatit, por ende asnjë gjurmë e tija.

Muço, 54 vjeç, punoi në Shqipëri deri në vitin 1997.  Më pas, u largua nga vendi bashkë me gruan e tij Raimonda dhe Anrin, fëmijën e parë. Në Itali lindi një vajzë tjetër e çiftit, Gloria.

Për shkak të krizës ekonomike, katër vjet më parë ai humbi punën e tij në shtetin fqinjë (në Itali ai u përshtat duke bërë punëtorin e thjeshtë) dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri, ndërsa familja e Muços vazhdoi të jetonte në Macerata.

Zakonisht një herë në muaj, 54-vjeçari kthehej në Itali. Gjë që kishte planifikuar ta bënte edhe më 2 nëntor, kur shkoi në portin Durrësit.

Gruaja, pa më shumë lajme rreth fatit të burrit, kishte raportuar zhdukjen e familjes te autoritet italiane. Një kallëzim në policinë e Durrësit për zhdukjen e avokatit, u bë edhe nga vëllai i tij, i cili jeton në Shqipëri. Kështu, në dy vendet nisi një hetim paralel për zhdukjen e Besnik Muços.

Sipas medieve italiane, autoritet shqiptare kanë informuar prokurorinë italiane për gjetjet e fundit: Bëhet fjalë për imazhet e avokatit shqiptar, i dili shfaqet në portin e Durrësit më 2 nëntor.

Në pamje, vërehet avokatin duke qëndruar në dhomën e portit e më pas drejtohet për të mjeti lundrues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjarja e pazakontë që “çmendi” rrjetin, burrin e varrosin bashkë me makinën
Previous article MotoGP/ Rossi optimist para garës së Mugellos

F.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT