• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 Shkurt, 2019
AlpeNews

Tirana, Albania

18 Shkurt, 2019
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Pa kategori
ZHDUKET ISH-POLICI NGA FUSHË-KRUJA/ Gruaja: Iku për në punë, se ka parë njeri prej…
Home
Breaking News

ZHDUKET ISH-POLICI NGA FUSHË-KRUJA/ Gruaja: Iku për në punë, se ka parë njeri prej…

18 Janar, 2019 bora.autor Breaking News, Kronikë, Aktualitet comments

Anton Preni është babai i tre fëmijëve Rajmondës, Ervisit dhe Xhensilës.

I veshur me uniformë policie, Antoni në vitin 1999 punonte në komisariatin e Fushë-Krujës. Ai ishte një baba shembullor për fëmijët e tij dhe kishte një marrëdhënie të mirë me bashkëshorten Bardha.

Një ngjarje e rënde në familjen Preni ndodhi kur vëllai i Antonit, Roberti për arsye që ende mbeten të paqarta ekzekutoi shokun e tij të ngushtë, Shkëlqim Malokun në vitin 1999, me të cilin pati emigruar që herët në Gjermani, pas viteve 90. Roberti i bëri pritë në rrugë e më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur. Ngjarja u bë publike edhe në media dhe Antoni i cili asokohe punonte në polici u trondit shumë.

Ai u detyrua ta linte punën pas krimit që kreu i vëllai. Policia arreston Robertin, për të kryer dënimin në burgun e Fushë-Krujës e më pas në Burgun e Fierit me 22-vite burg. Jeta vazhdoi dhe Antoni pasi dorëzoi detyrën në polici filloi punë në fabrikën e tullave si roje objekti. Më 4 gusht 2012  bashkëshortja e tij Bardha merr fëmijët për të shkuar në  familjen e saj në Tiranë për të qëndruar dy ditë atje.

Me t’u kthyer një telefon bie mesditën e 6 gushtit dhe Bardha mëson se Antoni, bashkëshorti i saj nuk ishte pataqitur atë ditë në punë. Ditën e nxehtë të fillim gushtit askush nuk mësoi gjë për fatin e Antonit. Ai tashmë ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Me një vëlla në burg për vrasjen që kreu dhe më pas me zhdukjen e mistershme të 56-vjeçarit, familja dyshon se e gjitha kjo lidhet me ngjarjen që ndoqi familjen e tyre. Me vrasjen që i vëllai i Antonit, Roberti kreu vite më parë.

Në studion e “Pa Gjurmë”, gruaja e tij, Bardha ka thënë se: “Dyshoj se zhdukja ka lidhje me vrasjen që kreu i vëllai. Policia thotë se është duke punuar. S’kemi patur asnjë informacion, askush nuk flet. Thonë vetëm “Pse  e hëngri për vëllain e tij?”. Ai ishte shumë i rregulltë, në familje dhe me njerëzit e tij. Nuk e dimë nëse është i zhdukur, apo i vrarë. S’ka marrë asgjë me vete, vetëm 1 mijë lekë të vjetra dhe ka ikur me rrobat e punës. Që nga ajo ditë nuk e pa më njeri. Ne jemi të ngujuar, s’dalim dot se kemi frikë nga gjakmarrja.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues "KUSH KA MOTRA BOTËN KA"/ Këto janë VIP-at që kanë emocionuar rrjetin me dedikimet e tyre (FOTO)
Artikulli i mëparshëm PAKTI PËR UNIVEWRSITET/ Detajet: Rehabilitim 100% i konvikteve në vend

bora.autor

Postime të ngjashme

ME PESË RESTORANTE NË ITALI/ Nisin HETIMET për 26 vjeçarin nga Peqini. Dyshohet se... (FOTOT) Breaking News
18 Shkurt, 2019

ME PESË RESTORANTE NË ITALI/ Nisin HETIMET për 26 vjeçarin nga Peqini. Dyshohet se... (FOTOT)

DJEGIA E MANDATEVE/ Ironizon Rama: Ky Juventusi s’durohet më! Kush është mbrapa të djegi fanellat Breaking News
18 Shkurt, 2019

DJEGIA E MANDATEVE/ Ironizon Rama: Ky Juventusi s’durohet më! Kush është mbrapa të djegi fanellat

"SITA" E VETINGUT/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit SHKARKON përfundimisht prokurorin Adriatik Cama Aktualitet
18 Shkurt, 2019

"SITA" E VETINGUT/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit SHKARKON përfundimisht prokurorin Adriatik Cama

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë Blog

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata! Blog

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata!

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ Blog

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

ALTIN KETRO/ Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj Blog

ALTIN KETRO/ Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj

ENKEL DEMI/ Shigjetari i së shtunës është lule (për shqiptarët që u vjen turp prej dhunës) Blog

ENKEL DEMI/ Shigjetari i së shtunës është lule (për shqiptarët që u vjen turp prej dhunës)

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT