• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZHDOGANIMI NGA “EURO 4” E LART/ Nga 1 janari 2020 ndalohet importi i makinave me vit prodhimi para 2005
Home
Ekonomi

ZHDOGANIMI NGA “EURO 4” E LART/ Nga 1 janari 2020 ndalohet importi i makinave me vit prodhimi para 2005

22 December, 2019 F.autor Ekonomi

Nga 1 Janari i vitit 2020 të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin euro 4 do të ndalohet të importohen në Shqipëri. Në një intervistë për News 24 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se pas datës 31 dhjetor 2019 importi do të lejohet për standardin Euro 4 por që vjetërsia e mjeteve duhet të jetë nga viti 2005 e në vijim çka përjashton automjetet e viteve 2004 e më poshtë.

“Të gjithë shitësit e automjeteve por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën euro 4 para vitit 2019 pra deri në 31.12.2018 dhe këto janë një stok të paregjistruara në Shqipëri duhet patjetër që të nxitojnë të bëjnë regjistrimin dhe targimin e tyre brenda 31.12.2019 sepse pas kësaj date nuk do të lejohet më regjistrimi. Pra edhe në rast se i kanë futur makinat, në rast se e kanë importuar dhe makina ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një objekt i paregjistruar do të humbi të drejtën për tu regjistruar”, deklaroi ai.

Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të këtij viti por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin euro.

“Ky vendim është marr që në pranverën e vitit 2019 pra u dëgjua një shqetësim i komunitetit të tregtarëve të këtyre automjeteve të cilët me të drejtë thoshin që Ok politikat ndryshon për sa i përket kategorisë mjedisore por na lini që këto automjete ti shesim normalisht në treg dhe të mos na detyroni ti regjistrojmë ato përpara se mos ti kemi gjetur një blerës. Për këtë arsye ministria dhe DPSHTRR propozuan ndryshimin e VKM dhe I lanë një afat 1-vjeçar që këto makina mund të regjistrohen brenda këtij viti deri në 31 dhjetor 2019”, u shpreh Gonxhja.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor në 11 muaj kanë hyrë në vendin tonë 5986 mjete euro 4 e lart ose 43% mjete më të reja çka sjell ulje të ndotjes së ambientit.

“Ndryshe nga viti 2018 brenda mjeteve që vijnë euro 4 në Shqipëri kemi 5986 mjete 43% më shumë mjete euro 4 e lart do të thotë kemi një flotë që rinovohet dhe si numër po pakësohet”, tha Blendi Gonxhja.

Ndërkohë, sa i takon makinave me kilometrazh zero ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6. Ndërsa për makinat euro 4 që janë në qarkullim nuk preken nga ky vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E NJË NËNE/ ''Duke u munduar të disiplinoj fëmijën tim, shkatërrova vetëbesimin e tij''
Previous article KOSTUMI SERIOZ I ALKETËS DHE VESHJA E GUXIMSHME E LUANËS/ Ja si u veshën moderatoret për këtë javë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT