• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHBLLOKOHET PËR NDËRTIMIN E AEROPORTIT TË VLORËS/ KPP merr vendimin, mirëpret dorëzimin e ofertave deri në 1 Shkurt
Home
Sociale

ZHBLLOKOHET PËR NDËRTIMIN E AEROPORTIT TË VLORËS/ KPP merr vendimin, mirëpret dorëzimin e ofertave deri në 1 Shkurt

23 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është zhbllokuar, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë deri më 1 Shkurt afatin për dorëzimin e ofertave të kompanive që do të shprehin interes për të marrë përsipër punimet për këtë vepër.

Tenderi u pezullua për një periudhë prej 4 javësh, dy ditë përpara se të mbyllej afati për dhënien e ofertave, pas një ankese që depozitoi në Komisionin e Prokurimit Publik kompania “Global Technical Mechanics”, e cila është po ashtu fituese e garës për ndërtimin me koncesion të aeroportit të Kukësit.

Shoqëria kërkoi ndryshimin e disa kritereve të kualifikimit në garë, si ato të eksperiencës në operimin e aeroporteve dhe madhësisë së tyre, që duhej të kishte fituesi i tenderit, por që u rrëzua si pretendim nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.

Gara për ndërtimin me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës u hap fillimisht në Dhjetor të 2019-s, por u shty për shkak të situatës që krijoi në fushën e aviacionit pandemia e Covid-19.

Qeveria e rihapi atë në fund të Nëntorit 2020 dhe nëse procesi do të vijojë pa pengesa, punimet nisin brenda verës së këtij viti.

Tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës mbështetet në formulën koncesionare ndërtim–operim-transferim, ku investimi prej afro 87 milionë Eurosh do të jetë privat, ndërsa buxheti i shtetit merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse do të jenë më të ulta se 140 milionë Euro.

Kompania që do të shpallet fituese do të ketë të drejtat e operimit për 35 vjet, ndërsa si vendndodhje është zgjedhur zona e Akërnisë në Vlorë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKESA PËR LIRIMIN E KADRI VESELIT/ Gjykata Speciale e refuzon politikanin e njohur kosovar
Previous article SPAK MERR NËN HETIM 23 ISH-GJYQTARË VIP/ 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që emëruan nga PD-LSI

Delo.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT