• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHBLLOKOHEN FINANCIMET NË SHKODËR/ Pas mbarimit të mandatit, Voltana Ademi i kalon firmën nënkryetares (VIDEO)
Home
Politikë

ZHBLLOKOHEN FINANCIMET NË SHKODËR/ Pas mbarimit të mandatit, Voltana Ademi i kalon firmën nënkryetares (VIDEO)

21 August, 2019 k.autor Politikë

Zhbllokohet situata e likujdimeve financiare në Bashkinë e Shkodrës. Në kushtet kur ditën e djeshme (20 gusht) kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i ka mbaruar zyrtarisht mandati, Voltana Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares, Emilja Koliqi.

Ditën e djeshme, Bashkia e Shkodrës, me firmë të Voltana Ademit, kërkoi likujdime për bashkinë në Degën e Thesarit të Shkodrës, por përmes disa komunikimeve me e-mail, dega e SHkodrës kërkoi informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave, nga ku u mor përgjigjja se “sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”.

Por sot, Ministria e Financave sqaroi në një reagim zyrtar, se në zbatim të ligjit, janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. Këto likujdime do të vazhdojnë të kryhen, pasi tashmë firmën për këto veprime e ka marrë nënkryetarja e Bashkisë. Kryetari i Zgjedhur më 30 qershor, Valdrin Pjetri, u tërhoq nga detyra ende pa u betuar si kryebashkiak, pas publikimit të një vendimi nga drejtësia italiane që ai kishte marrë shumë vite më parë me dënim nga shteti fqinj dhe gjobë për drogë.

“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.  Përsa i përket kësaj situate,  Ministria e Financave   dhe Ekonomisë sqaron se:
Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.  Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.   Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime”, t
huhet në reagimin e plotë të Ministrisë së Financave.

Pra, ngërçi është krijuar pasi ditën e djeshme Bashkia e Shkodrës ka dërguar shkresa në degën e thesarit me firmën e ish-kryetares Voltana Ademi, kur në fakt mandati i saj përfundoi zyrtarisht ditën e djeshme. Kjo situatë u zhbllokua me kalimin e kompetencave tek nënkryetarja, Koliqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND GJITHÇKA/ Franck Ribery shfaqet me fanellën e klubit të ri (FOTO)
Previous article TË GJITHË TË HABITUR/ Deklarata e Adrola Dushit për të dashurin e ri i konfuzon fansat (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT