Anëtari i ekuipazhit në jahtin e Mike Lynch, Matthew Griffiths ka treguar versionin e tij për fundosjen e jahtit Bayesian në brigjet e Siçilisë me pasojë 7 viktima.
Griffiths, kapiteni i anijes James Catfield dhe inxhinieri i anijes Tim Parker Eaton janë nën hetim nga autoritetet italiane për vrasje të mundshme dhe fundosjen e anijes.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse anija u fundos si pasojë e ndonjë defekti apo nëse fundosja e saj ishte e planifikuar, raportonLa Repubblica.
Anija “Bayesian” 56 metra me flamur britanik ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos – kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe një grua me një fëmijë një vjeçar.


