• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Zgjohet” PROKURORIA / Hapen dosjet që bllokuan prokurorët e Llallës
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Zgjohet” PROKURORIA / Hapen dosjet që bllokuan prokurorët e Llallës

18 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dosja ndaj drejtuesve të kompanisë “Kurum” Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu ka qënë e qepur dhe “blindur” me prova, por çuditërisht nuk po merte dot zgjidhje, nga ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina. Çështja penale është hetuar nga prokurorja Amanda Xhaferi, e cila pak kohë më parë pati një përplasje me Dritan Ginën, pasi ky i fundit në cilësinë e drejtuesit të prokurorisë i ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga dosja.

Prokurorja Xhaferi nuk ka pranuar pasi sipas saj me ndryshimet e reja ligjore drejtuesi i prokurorisë nuk mund ti heqë nga duart dosjen penale një prokurori që po e heton çështjen që në fillim.
“Shqiptarja.com” mëson se dosja ka qënë gati për t’u çuar në gjykatë, pasi thuajse i gjithë hetimi dhe akti i ekspertimit kontabël që përcaktonte dhe dëmin ekonomik që komapania “Kurum”, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, kishte përfunduar. Mirëpo me një vendim të menjëhershëm në datën 2 tetor 2017 drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka vendosur t’i heqë dosjen prokurores Amanda Xhaferi dhe t’ia japë çështjen një prokurori tjetër.

Që prej 2 tetorit e në vazhdim dosja dyshohet të jetë mbajtur qëllimisht në prokurori, duke mos u dërguar në gjykatë. Arsyet e këtij vendimi për të mbajtur çështjen në prokurori, i di vetëm ish-kryeprokurori Dritan Gina. Por Gina në 9 janar 2018 u detyrua të lerë zyrën e drejtuesit të akuzës së Elbasanit duke u rikthyer në Tiranë aty ku ka dhe dekretin. Ndërkohë vetëm pas 8 ditësh pas ikjes së Ginës nga detyra e drejtuesit, prokurori i ri, i emëruar nga Arta Marku Ardian Nezha, ka urdhëruar që çështja të dërgohet në gjykatë.

Gjithashtu “Shqiptarja.com” mëson se gjatë ditës së djeshme gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurores Amanda Xhaferi për të shpallur moskompetencën dhe çështjen t’ia kalojë gjykatës së Kavajës.

Do jetë pikërisht kjo gjykatë që do vendosë nëse Dritan Gina do hetohet ose jo, nga prokuroria për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ndaj tij pak kohë më parë depozitoi kallëzim penal prokurorja Xhaferi, e cila e akuzoi Ginën për heqjen e dosjeve që ajo kishte në hetim dhe zhdukjen e tyre. Të kallëzuar janë edhe dy zv/drejtuesit e prokurorisë së Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 gjëra që nuk dini për Ronaldinho-n, akrobati i fundit i futbollit modern
Previous article Milan: Nuk ka më blerje, Gattuso është përforcimi ynë

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT