• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJODHI SHQIPËRINË PËR PUSHIMET E SAJ VERORE/ Vajza serbe e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje
Home
Sociale

ZGJODHI SHQIPËRINË PËR PUSHIMET E SAJ VERORE/ Vajza serbe e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje

16 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Nevena Shunjevariq (30 vjeçe) nga Beogradi zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj verore.

Gjatë sezonit të verës, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon si e kaloi verën në një vend që, siç thotë ajo, në Serbi kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të bukur për të.

“Vendosa të shkoj me pushime në Shqipëri nga kurioziteti dhe në mënyrë që të zbuloja destinacione të reja, akoma jo të pëlqyeshme dhe të arritshme për ne.

Në internet, kryesisht në faqet e huaja, mësova për ofertën e tyre dhe turizmin, deti shqiptar më dukej shumë i pastër nga fotot, kurrë nuk dyshoja nëse do të shkoja, edhe pas komenteve negative dhe skeptike nga mjedisi, të cilat më dhanë adrenalin dhe motivim shtesë për të shkuar në Shqipëri ”, rrëfen ajo për gazetën serbe “Blic”.

“Në udhëtimin tim të parë për në Shqipëri, unë isha në tre vende të ndryshme: Vlorë, Borsh dhe Sarandë, sepse në 10 ditët që kalova atje, kam dashur të shoh dhe të përjetoj sa më shumë të jetë e mundur.

Vlora është një qytet turistik shumë i zhvilluar, me një shëtitore të mrekullueshme përgjatë detit, me shumë restorante me peshk deti të freskët me çmime shumë të përballueshme.

Borshi është një fshat i bukur simpatik pa turma, i cili është më i bukuri nga tre vendet që vizitova”, shprehet ajo.

Nevena tregon edhe si ishte mikpritja nga pushuesit shqiptarë teksa tregon se të gjithë e kanë pyetur për situatën në Serbi.

“Nuk ka shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, kështu që ata janë kryesisht entuziastë dhe shumë të sjellshëm me ne, të moshuarit na kuptojnë dhe unë mund të komunikoja me ta. Ata kryesisht pyesin për situatën në Serbi dhe standardin tonë dhe nëse është hera e parë që vizitoj vendin e tyre. Nuk dëgjuar absolutisht asnjë koment negativ dhe as kam pasur përvoja negative”, u shpreh ajo.

Nevena thotë se sapo situata me pandeminë të përmirësohet do të kthehet sërish në Shqipëri.

“Çmimet janë më se të favorshme për standardin tonë, shumë herë më të favorshme sesa në Kroacinë fqinje.

E vetmja gjë negative që duhet të them është prania e madhe e maceve dhe qenve endacakë në plazhe.

Kjo është e vetmja gjë që mund të veçoja si e keqe, por kur mbledh të gjitha përshtypjet, është e bukur të kalosh verën atje. Do ta vizitoj përsëri Shqipërinë, kjo është e sigurt, sa më shpejt që situata të ma lejojë”, përfundon rrëfimin ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Motori i ujit përplaset me shkëmbin në Shëngjin, plagoset rëndë 50-vjeçari
Previous article MERR NË MBROJTJE METËN DHE SULMON XHAÇKËN/ Luan Rama i LSI: Qytetarët nuk janë pa atdhe, por shteti nuk është me qytetarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit Aktualitet

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

PAMJET/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT