Grida Duma ka kritikuar të larguarit nga partia, duke thënë se ata zgjodhën rrugën e pushtetit.
Në fjalën e saj gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së Duma tha se demokratët nuk kanë vajtur në luftë vetëm me kundërshtarin, por një pjesë e tyre kanë bërë mëkate duke tradhtuar njerëzit e tyre.
“E kam parë këtë sallë në 2013, kur ishte në pushtet dhe kur ra nga pushteti, e kam parë në mbledhje me demokratë e vërtetë, se si kanë kërkuar kontribut dhe meritë, se edhe ata që kanë parë se ka dy mënyra për të bërë vendin në mundësi dhe mendësi.
Në mundësi kjo Shqipëri bëhet, është vend i pasur, por po ta shikosh nga dritarja ajo është mjerim, kur e pyetën Caplinin nga çfarë ke frikë, tha nga varfëria, por nga ajo që tmerrohem plotësisht është që të plakem i varfër.
645 mijë pensionistë që janë prindërit dhe gjyshërit tanë marrin pensionet më të ulëta në Ballkan, ajo ndihma që ne na oshtin ironia qeverisëse që thonë janë dembelë shqiptarët, ndaj mbeten të varfër, se kur shkojnë në Evrope janë më të mirët dhe të integruarit e na e ngrenë nderin edhe pse vendi ka ulur kokën sot dhe është në turp në raport më botën.
E nisa dhe do e vazhdoj me demokratë se është e rëndësishme të themi që ju nuk keni vuajtur vetëm luftën e kundërshtarit, keni parë demokratë drejtuar drejt pushtetit, kanë zgjedhur rrugën tjetër, duhen ndërtuar mundësitë e drejta që të flihet gjumë pa mëkatin që ke tradhtuar tëndin”, u shpreh Duma. (TemA)