• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJIDHJE E PËRBASHKËT E VENDEVE EUROPIANE”/ Vendet e BE-së duan të pranojnë migrantët e “Open Arms”
Home
Nderkombetare

“ZGJIDHJE E PËRBASHKËT E VENDEVE EUROPIANE”/ Vendet e BE-së duan të pranojnë migrantët e “Open Arms”

16 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjashtë vende europiane duan të pranojnë migrantët që ndodhen në bordin e anijes private të shpëtimit “Open Arms”. Franca, Gjermania, Rumania, Portugalia, Spanja dhe Luksemburgu kanë shprehur gatishmërinë, për t’i pranuar ato, shkruan kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në një letër postuar në Facebook, që ia adresonte ministrit të tij të Brendshëm Matteo Salvini.

Edhe qeveria e Spanjës njoftoi, se është e gatshme të pranojë refugjatët me kusht, që kjo të jetë një “zgjidhje e përbashkët europiane” për shpërndarjen e 147 vetëve në disa vende të BE-së. BE-ja duhet t’i përballojë e bashkuar sfidat që dalin prej migracionit.

Anija e organizatës spanjolle “Proactiva Open Arms” ndodhet direkt para brigjeve të ishullit italian Lampedusa, por nuk lejohet të ankorojë në port. Migrantët janë bllokuar që prej dy javësh na anije. Qëkurse në Itali drejton qeveria populiste e përbërë nga Lega e djathtë nën Matteo Salvinin dhe lëvizja Pesë Yjet, anijeve të shpëtimit u është ndaluar hyrja në portet italiane.

Fjalë të ashpra në adresë të ministrit të Brendshëm Salvini

Edhe anijes “Open Arms” iu ndalua hyrja në ujërat territoriale italiane fillimisht përmes dekretit. Të mërkurën (14.08) një gjykatë italiane e rrëzoi këtë dekret. Pas vendimit gjyqësor, Salvini nënshkroi një tjetër dekret, për ta ndaluar anijen “Open Arms”. Që ky dekret të hyjë në fuqi ai duhet të nënshkruhet edhe nga ministrja e Mbrojtjes Elisabetta Trenta, por kjo e refuzon nënshkrimin e dekretit.

Conte e kritikoi Salvinin në letrën e tij duke theksuar, se ai insiston tek tema e migracionit dhe e redukton atë vetëm tek formula e “porteve të mbyllura” – për të fituar pikë si politikan. “Nese ne duam vërtetë të mbrojmë ‘interesat tona’ kombëtare, nuk mund të kufizohemi vetëm tek pozicionet e moslëshimit absolut”, deklaron Conte. Sfondi për këto fjalë të qarta të kryeministrit pa parti është, se Salvini para një jave e anulloi koalicionin qeverisës duke e futur vendin në krizë politike. Salvini kërkon zgjedhje të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHÇKA VARET NGA PAULI/ “Pogba mund të bëhet mesfushori më i mirë në botë”
Previous article "GJEJ ZËRIN"/ Shqipëria në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë në Silicon Valley

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT