Dekani i fakultetit të Juridikut informon studentët se mësimi do të nisë sot në një nga gjimnazet e Tiranës.
Kjo pasi një grup studentësh janë ngujuar në universitet dhe nuk lejojnë studentët e tjerë të hyjnë në auditore.
Dje dekani i kërkoi ndihmë ministrisë së Arsimit për ti vënë në dispozicion ambiente të tjera për të rinisur mësimin dhe mesaduket ministria e Arsimit ka gjetur zgjidhje ambientet e gjimnazeve të Tiranës.
Studentë të pyetur nga Ora News e quajtën të drejtë vendimin.
“Të zëvendësojmë orët e mbetura kudo që të jetë dhe çfarëdo mënyre mirëpresim vendimi” tha një studente.


