• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zgjidhet Miss “Trans Albania 2017”, organizimi i parë që theu tabunë në vend (FOTO)
Home
Sociale

Zgjidhet Miss “Trans Albania 2017”, organizimi i parë që theu tabunë në vend (FOTO)

26 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Është mbajtur në një nga diskot e Tiranës një spektakël i pazakontë, një spektakël që rrallëherë e dëgjojmë dhe e shikojmë, “Miss Trans Albania 2017”.

Mbrëmja filloi në orën 21:00, dhe personat e komunitetit LGBTI por edhe mbështetësit e këtij komuniteti vinin në disko mjaft të lumtur që ky spektakël ishte bërë i mundur për të tretën herë në vendin tonë.

Pasi diskoja u mbush dhe pjesëmarrja ishte mjaft e madhe, që kalonte edhe pritshmëritë e të gjithëve, juria ulet në vendet e tyre dhe në mes të sallës dalin dy prezantuesit e kësaj mbrëmje.

Pas pak, fillon edhe sfilada e parë e protagonisteve të mbrëmjes, 7 transgjinorë, njëra pas tjetrës sfilojnë me veshje të gjatë deri në fund të këmbëve, dhe ngjyra rozë që përshtate mjaft mirë me ambientin me drita të shumëllojshme.

Mes duartrokitjeve dhe ulërimave përfundon sfilada e parë dhe tanimë radhën e ka një performancë live.

Një vajzë me flokë të shkurtra bionde, merr mikrofonin dhe nisë të këndojë një këngë dashurie, ofrohet përballë të dashurës së saj e cila ishte ulur në njërën nga tavolinat dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë performon përballë saj.

Të dyja shikojnë njëra-tjetrën në sy, ishin shikime dashurie, ishin shikime që ato të dyja i kishin parë për plotë 10 vite që ishin bashkë, dhe kënga u mbyll me një puthje mes të dyjave, e cila bëri që salla të shpërthente në duartrokitje.

Tanimë radha është përsëri për 7-tëshen, e konkurrenteve, që në sfiladën e dytë dalin me një palë xhinse të shkurtëra, dhe këmisha të bardha të lidhura për beli.

Pas përfundimit të sfiladës, juria vendos që vetëm 4 nga 7 konkurrentet të vazhdojnë garën.

Pas pak minutash pushim, kishte ardhur edhe moment final, 4 konkurrentet dalin të sfilojnë të veshura me vello të bardhë, që shkëlqen mes ngjyrave të forta të diskos.

Ato vendosen krah njëra-tjetrës dhe juria vendos fituesin e zarfin ia dorëzon prezantueses.

Tanimë Shqipëria kishte tre fituese “Miss Trans Buzëqeshja”, “Shoqëruesja e Parë e Miss Trans” dhe “Miss Trans”.

Pas dorëzimit të kurorës nga “Miss Trans 2016”, tek “Miss Trans 2017” të gjitha konkurrentet përqafohen, dhe i lihet vend një mbrëmje e cila përfundoi rreth orën 04:00 të mëngjesit./ isamyzyraj









 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE: Tri shënime që prishin Krishtlindjen!
Previous article Vuçiç: Vazhdimi i dialogut në Bruksel, ashtu siç thotë Serbia

g.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT