• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJERIMI…”/ Kreu i Këshillit Evropian: Të japim mesazh të qartë ndaj Shqipërisë
Home
Politikë

“ZGJERIMI…”/ Kreu i Këshillit Evropian: Të japim mesazh të qartë ndaj Shqipërisë

9 January, 2020 F.autor Politikë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kërkoi dërgimin e një sinjali të qartë e të bashkuar për procesin e zgjerimit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit të tij me Kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, kreu i Këshillit Europian, Michel tha se, “zgjerimi është një prej temave më të rëndësishme në axhendën e presidencës kroate”.

 “Ne duhet të diskutojmë midis liderëve mundësinë për të modernizuar procesin e zgjerimit nga njëra anë dhe mundësitë që të japim me unanimitet, një sinjal të qartë për vendet e ndryshme si Shqipëria, apo si Maqedonia e Veriut. Ne do të përpiqemi në javët e ardhshme të vazhdojmë diskutimet në mënyrë që të jemi në gjendje të shprehim një pozicion të përbashkët europian,” – tha Presidenti i Këshillit Europian.

Kryeministri kroat Andrej Plenković thotë se Franca mund të ndryshojë qëndrimin mbi zgjerimin e BE-së përpara samitit të Zagrebit në maj.

Plenković tha se komisioneri i ri i Zgjerimit Olivér Várhelyi po punon mbi një dokument të ri për ndryshimin e metodologjisë së bisedimeve të pranimit, të cilën sipas burimeve diplomatike, Franca do ta pranojë.

Sipas kryeministrit kroat Plenković synimi kryesor u samitit të Zagrebit  është shtimi i kontakteve midis anëtarëve të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate.

Para samitit të Zagrebit në maj ku do të diskutohet zgjerimi i BE-së, Komisioni Europian do të publikojë në shkurt një mini raport për Shqipërinë Maqedoninë e Veriut.

Ky raport vjen para prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit, që sipas burimeve diplomatike në Bruksel, pritet të miratohet në muajin mars.

Me këtë metodologji, presidenti francez Macron ka kushtëzuar dhënies e dritës së gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samtit të Zagrebit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA JEP DETAJET/ Lejuan ndërtime abuzive në Durrës, Manëz e Shijak, ja MASAT për 17 zyrtarë të policisë
Previous article DEL VIDEO/ Momenti kur raketa iraniane godet avionin ukrainas me 176 pasagjerë

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT