• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJERIMI I NËNSTACIONIT TË KOMANIT/ Balluku: U finalizua, ja kush do të jetë projekti i radhës
Home
Politikë

ZGJERIMI I NËNSTACIONIT TË KOMANIT/ Balluku: U finalizua, ja kush do të jetë projekti i radhës

12 April, 2019 k.autor Politikë

Ka përfunduar projekti i zgjerimit të nënstacionit të HEC Koman, një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Bankës KfW. Investimi i kryer ka për qëllim një balancim më të mirë të rrjetit të transmetimit duke rritur kontributin e rrjetit 400 kV dhe duke lehtësuar ngarkimin e rrjetit 220 kV në periudhat me gjenerim maksimal. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schutz, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova dhe drejtori i KfW në Tiranë Bjorn Thiessi.

Ministrja Balluku e ka nisur fjalën e saj me vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë mes qeverisë shqiptare dhe asaj Federale të Gjermanisë duke sjellë në vëmendje mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë vendit tonë, veçanërisht sa i takon sektorit të energjisë. Më tej ministrja Balluku theksoi rëndësinë që ka ky investim në kuadër të ndërtimit të një sistemi modern të transmetimit të energjisë, çka do bënte të mundur rritjen e efiçencës në menaxhimin e energjisë dhe uljen e humbjeve. Në këtë drejtim ministrja ka bërë të ditur edhe projektin e radhës, që do të jetë linja 400kV Elbasan – Bitola.

“Ndërtimi i një sistemi modern të transmetimit të energjisë elektrike do të bënte të mundur rritjen e eficencës në menaxhimin e kësaj energjie dhe uljen e humbjeve. Projekti i radhës në kuadër të ndërtimit të këtij sistemi është linja 400 kV Elbasan –Bitola (Maqedoni), e cila ka nisur tashmë procedurat për ndërtim dhe që do të mundësojë kompletimin e këtij rrjeti dhe ndërlidhjen më të mirë me vendet e rajonit. Plotësimi i këtij rrjeti të autostradave të energjisë, është një sfidë madhore, të cilën ne jemi të vendosur ta realizojmë me këmbëngulje, pasi vetëm kështu do të mund të kemi një impakt domethënës në zhvillimin e sektorit, por edhe më gjerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është shprehur se një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe ministrisë që ajo drejton është tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, ndërsa po punohet për diversifikimin e kësaj energjie. “Një nga prioritetet bazë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në sektorin e energjisë është tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, garantimi i qëndrueshmërisë së burimeve të energjisë dhe rritja e sigurisë energjetike që sigurohet përmes këtyre projekteve madhore. Ne jemi duke punuar me një vëmendje të shtuar, për diversifikimin e energjisë së rinovueshme”, nënvizoi Balluku.

Nga ana e saj, ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, duke vlerësuar efektet pozitive të projektit për zgjerimin e nënstacionit të Komanit, tha se bashkëpunimi për zhvillim me Shqipërinë ka nisur që përpara 30 vitesh. “Sektori i energjisë përbën prej atëherë një qendër të bashkëpunimit tonë dhe qeveria ka vënë deri më tani në dispozicion një shumë prej rreth 370 milionë eurosh vetëm për investimet në sektorin e energjisë. Mes tyre edhe për sistemin e transmetimit të energjisë elektrike 400 kV në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, është shprehur ambasadorja Schutz.

Zgjerimi i nënstacionit të Komanit bën të mundur rritjen e sigurisë së operimit të sistemit elektro-energjetik në përgjithësi dhe në veçanti në periudhat me hidrologji të mirë dhe bën të mundur balancimin e rrjetit duke rritur kapacitetin eksportues dhe eliminim të kufizimeve të prodhimit gjatë eksporteve. Gjithashtu ky zgjerim mundëson një shfrytëzim më të mirë të centraleve të kaskadës në periudhën e plotave duke reduktuar derdhjet e tepërta të ujit që vijnë si rezultat i kapacitetit të kufizuar eksportues si dhe siguron reduktim të humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit në periudhat me prodhim të lartë. Projekti vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2 – KosovaB, brenda rrjetit tonë dhe do të ketë impakt edhe më të madh kur kjo linjë të jetë e gjitha në operim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAJISUR ME 2 PASHAPORTA/ Një spiun rus dënohet me 3 vjet e gjysmë burg
Previous article ANALIZA/ Pse jemi të dashuruar me Ajaksin, edhe pse Juventusi do të kualifikohet?

k.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT