• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Zëdhënësja e PS Silda Çepe: Të numërohet çdo votë, komisionerët të mbyllin procesin pa rënë pre e ndikimeve politike
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Zëdhënësja e PS Silda Çepe: Të numërohet çdo votë, komisionerët të mbyllin procesin pa rënë pre e ndikimeve politike

12 May, 2025 s.autor Politikë

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, njëkohësisht edhe kandidate për deputete në listën e hapur të PS në Tiranë, në një deklaratë për media tha se duhet që të numërohet çdo votë.

Një thirrje e pati edhe për komisionerët, për të clët tha se duhet që të mbyllin procesin pa rënë pre e ndikimeve politike.

Tanimë, kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është bërë i qartë për këdo, njësoj si dielli i kësaj dite pranvere. Do jetë e vështirë të gjenden fjalët për t’i falenderuar të gjithë qytetarët që permbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike, duke votuar masivisht, në një pjesëmarrje domethënëse. Brenda dhe jashtë atdheut. Pavaresisht se për kë votuan. Falenderojmë po ashtu edhe ata mijëra komisionerë e vëzhgues të qendrave të votimit, që me korrektesë garantuan një proces votimi të qetë dhe me standarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota.

Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë. Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit’, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Berisha thirrje strukturave të PD: Të bëjmë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh
Previous article PËRFUNDON NUMËRIMI NË FUSHË-KRUJË/ Partia Demokratike triumfon me mbi 5000 vota

s.autor

Postime të ngjashme

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve... Politikë

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve...

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike Politikë

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT