Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushati, i bëri thirrje të gjithë shkodranëve që të votojnë për fëmijët e tyre dhe të zgjedhin ndryshimin.
“Sot është dita kur tan shkodranët do të përdorin fuqinë e votës së tyre.
I ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjitha njësive administrative të votojnë, ta ushtrojnë këtë të drejtë. Sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehin vullnetin e tyre të lirë, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimmarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne”, tha Bushati. Komisionerët e PD janë në krye të detyrës dhe vonesat janë për arsye organizative që nuk varen prej tyre. Demokratët sot janë bashkë, problemet e tyre i zgjidhin pas datës 6 mars”, tha ai.