• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Votimi i Albin Kurtit në Shqipëri, zyrtarja e lartë e BE: S’mund ta kuptoj, e papranueshme
Home
Zgjedhjet 2021

ZGJEDHJET/ Votimi i Albin Kurtit në Shqipëri, zyrtarja e lartë e BE: S’mund ta kuptoj, e papranueshme

25 April, 2021 F.autor Zgjedhjet 2021

Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në zgjedhjet e sotme në Shqipëri pak pasi u hapën vendvotimet, ndërsa i ka ftuar qytetarët e Shqipërisë që ta bëjnë të njëjtën.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e dielë, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Ky veprim i Kurtit ka nxitur shumë reagime nga Kosova. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se kryeministri po interesohet më shumë për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për fatin e qytetarëve të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar po ashtu të papranueshëm faktin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri.

Këtë veprim e kritikoi edhe avokati i njohur, Dastid Pallaska, i e ka quajtur Kurtin kryeministër me gjysmë orari dhe të zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Kurti ka mbyllur Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa vet ka votuar në Qendrën e votimit në Tiranë.

Ndërkaq ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se “Kurti e ka kokën si struci në Kosovë, ndërsa bishtin e mban lart në Shqipëri”.

Këtyre kritikave iu përgjigj në njëfarë mënyre kryeministri i Kosovës, i cili tha se është kthyer në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOGRAFOI VOTËN NË QENDRËN E VOTIMIT/ Arrestohet 32-vjeçari në Shkodër
Previous article E PABESESHME/ Pas një asist nga Cuadrado, sulmuesi Morata ndëshkon Fiorentinën me një SUPER GOL (VIDEO)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT