• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET VENDORE/ Berisha zgjedh sot emrat në garë! PD: Sali ‘Non-Grata’ dhe kandidatët e tij s’kanë…
Home
Politikë

ZGJEDHJET VENDORE/ Berisha zgjedh sot emrat në garë! PD: Sali ‘Non-Grata’ dhe kandidatët e tij s’kanë…

30 January, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioni i Rithemelimit publikoi dje emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ndërsa ditën e sotme pritet të mbahen primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar.

Komisioni i Rithemelimit i ka ftuar anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkoder që sipas tyre të bëhen pjesë procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.

Selia blu reagoi menjëherë ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate, ku tha se as Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s’kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.

Sipas PD me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

“Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e ‘non gratës’ së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në reagimin e PD.

Ndërkohë Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhjet e pjesshme vendore, teksa afati i fundit është ditën e nesërme.

Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës

Bashkia DIBËR: 1. Behar Baudin Dema, ekonomist; 2. Dafina Bajram Muda, psikologe; 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar.

DURRËS: 1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist; 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT.

LUSHNJË: 1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat; 2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat; 3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik; 4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË: 1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist; 2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar; 3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner; 4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi; 5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist.

SHKODËR: 1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist; 2. Arben Xhavid Maliqi, jurist; 3. Astrit Myfid Bushati, Jurist; 4. Bardh Ali Spahia, Mjek; 5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke; 6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike.

VORË: 1. Luan Gani Beta, Inxhinier; 2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA E PANDEMISË/ Robotët zëvendësojnë njerëzit 'sjellin' ushqimin te dera në Pekin
Previous article ZJARR NË TIRANË/ Përfshihet nga flakët një hotel në mbikalimin e Rinasit, digjen panelet diellore

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT