Partia Socialiste thotë se ka fituar në njësinë 12 në Tiranë, më zonën e Freskut. Në një deklaratë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se PS ka fituar 55% të votave. Ndërsa u zotua se do t’i shërbejë edhe atyre që kanë votuar për PS, por edhe ata që mendojnë ndryshe.
“Qartazi disa prej jush kanë fjetur mbrëmë dhe disa nuk kanë fjetur, por kanë bërë një rezultat tek njësia 12 duke thyer një rekord te PS dhe duke fituar tek zona e Freskut dhe thesarit, 55% për PS. Zona e Freskut, njësia 12 është një njësi e re e Tiranës. Dua ti falënderoj atyre që na kanë dhënë kaq shumë mbështetje, por edhe e kemi lexuar me shumë kujdes edhe mesazhin që na ka dhënë pjesa tjetër. Unë jam i ndërgjegjshëm se këto zona që kanë qenë ish komuna, unë jam i ndërgjegjshëm për punën që duhet bërë aty.
Ne do ti shërbejmë dhe atyre që na kanë votuar, por edhe atyre që mendojnë ndryshe nga ne”, tha Veliaj.
Ndërsa Ermonela Felaj, e cila është kandidate në këtë zonë tha: Realisht ka bërë fitore spektakolare për PS, janë 3650 vota për PS dhe vetëm gjysma e tyre për PD-në, vetëm 500 për LSI.
Ishte punë e jashtëzakonshme mbi të gjitha e njerëzve të zakonshëm të cilëve Erion u detyrohemi shumë më pas, me durim ta presim deri në fund por realisht jemi fitues.


