Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për çdo kandidat.
Disa prej tyre ndonëse pak të njohur, duket se kanë arritur të bëjnë të pamunduren të mundur. Disa duke thyer herësin e nevojshëm, e disa të tjerë për të treguar vlerën që kanë brenda dhe jashte partive përkatëse, shkruan AlpeNews.al
Orlando Rakipi, është 27 vjeçari që garon për deputet në listën e PS, pak i njohur per publikun por që rezulton si kandidati më i preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit.
Aktualisht ka mbi 12 mijë vota dhe ka thyer herësin duke kaluar automatikisht në Kuvend. Kujtojmë se Rakipi renditej i 30 në listë.
Saimir Hasalla është ish kryetari i bashkisë së Peqinit dhe i renditur i dyti ne qarkun e Elbasanit për numrin e votave, plot 11.518.
Një tjeter “surprizë” ardhur nga radhet e Partise Demokratike është Andia Ulliri, të cilen Lulzim Basha e ka vendosur ne listen fituese të Durrësit dhe që sot numeron me shumë vota se Sali Berisha dhe Edi Paloka.
Andia është angazhuar ne fushatë në zonën e Fushë Krujës.
Aurora Mara, fitoi betejën në qarkun e Dibres pasi u rendit e para me 9367 vota, me shumë edhe se Xhelal Mziu.
Mara nuk pranoi mandatin pasi LSI i dogji ato, dhe u bë pjese e opozites së re në parlament deri më 25 prill ku garoi nën siglën e PS.
AlpeNews.al






