• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Rusia e Bashkuar FITON, merr 49.66 % të votave. Ja sa morën dy partitë e tjera
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET/ Rusia e Bashkuar FITON, merr 49.66 % të votave. Ja sa morën dy partitë e tjera

20 September, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të siguruar një fitore të rehatshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit, të njohur ndryshe si Duma e Shtetit rus.

Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga data 17 deri më 19 shtator.
Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar, e cila mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar 49.66 për qind të votave.

Putin, edhe pse nuk është udhëheqës zyrtar i partisë, vepron si udhëheqës de facto i saj. Sipas rezultateve të deritashme, Partia Komuniste ka rreth 19.56 për qind të votave dhe Partia nacionaliste Liberal-Demokratike rreth 7.51 për qind.

Votuesit votuan për 450 deputetët e Dumës, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 14 parti. Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Andrei Turchak, u tha mbështetësve se fitorja është “e ndershme dhe e pastër”.

Në zgjedhje mungoi një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i shpallën “ekstremiste” organizatat e lidhura me figurën e burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.

“Nëse Rusia e Bashkuar arrin sukses, vendi ynë do të përballet me pesë vjet të tjerë të varfërisë, pesë vjet të shtypjes së përditshme dhe pesë vjet të humbur”, u tha në një mesazh të publikuar në llogarinë e Navalnyt në Instagram, në prag të zgjedhjeve.

Navalny është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht.

Në zgjedhjet e fundit kombëtare, më 2016, Rusia e Bashkuar fitoi mbi 54 për qind të votave. Këtë herë, në disa qytete, përfshirë Moskën, u votua edhe në mënyrë elektronike.

Për herë të parë qysh në vitin 1993, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ishin të pranishëm, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet ruse.

Në ditën kur nisën votimet, aplikacioni online Smart Voting, i ideuar nga Navalny, u hoq nga gjigantët e teknologjisë Apple dhe Google.

Autoritetet ruse i kanë kërcënuar dy kompanitë me gjoba të mëdha nëse refuzojnë ta heqin aplikacionin, i cili u thoshte përdoruesve se mund t’i rrëzojnë kandidatët e partisë në pushtet.

Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se gjigantët e teknologjisë “kanë rënë nën shantazhin e Kremlinit”.

Ekipi i Navalnyt po ashtu u bëri thirrje votuesve që të votonin në ditën e fundit, për të zvogëluar, siç u tha, mundësinë që votat e tyre të manipulohen gjatë dy ditëve të para të votimit.

Autoritetet thanë se i kanë ndarë zgjedhjet në tre ditë për të parandaluar grumbullimin e njerëzve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kritikët, megjithatë, pretenduan se periudha më e gjatë ofron mundësi të bollshme për manipulim dhe sajim të një rezultati të dëshiruar.

Të dielën në mbrëmje, grupi i pavarur i monitorimit të votave Golos – të cilin autoritetet ruse e kanë cilësuar si “agjent të huaj” – tha se ka gjurmuar më shumë se 4,500 raporte për shkelje në votime.

Raporte për parregullsi erdhën nga e gjithë Rusia. Ministria e Brendshme e Rusisë u tha gazetarëve se nuk ka regjistruar ndonjë “shkelje të rëndësishme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Zbulohet ilaçi kundër koronavirusit, fillon sot përdorimi në spitalet angleze
Previous article ALFRED PEZA/ Për qetësinë aktuale pa dashuri, të Ilir Metës!

F.autor

Postime të ngjashme

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

ZVICRA VOTON PËR TË ARDHMEN E EMIGRACIONIT/ Në rrezik marrëveshjet me BE-në Botë

ZVICRA VOTON PËR TË ARDHMEN E EMIGRACIONIT/ Në rrezik marrëveshjet me BE-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT