• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Rama nga shtabi elektoral i PS në Njësinë 14: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Rama nga shtabi elektoral i PS në Njësinë 14: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve

5 April, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës, njëkohësisht ministrja Ogerta Manastirliu, zhvilluan sot në mbrëmje (5 prill) një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.14 në Tiranë.Ai u njoh me punën e deritanishme të strukturave në takimet në terren me qytetarët dhe mbështetësit.

“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle!”, shprehet kreu i qeverisë.

Kryeministri tha se zona kishte nevojë për shumë ndërhyrje dhe investime, teksa dha edhe lajmin se do të hiqen taksat për ndërtuesit e parkimeve.

“Kjo zonë ka nevojë shumë për ndërhyrje. Janë bërë shumë ndërtime dhe ka nevojë për ndërhyrje insfrastrukturore. Edhe për shërbime publike. Kjo e takimeve vlen, një program i kombinuar edhe nëpërmjet bashkisë. Duhet lehtësuar kjo çështja e trafikut të makinave se është vërtetë e rënduar. Në pjesë të caktuara të Tiranës ka probleme edhe me parkimin dysh. Do heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Sepse taksimi është bërë njëlloj për ndërtimin e parkimit, apartamentit, dyqanit. Nëse e heqim taksën e parkimit, e do ta bëjmë, do ketë koston e vetë, por s’do ketë ekstra dhe kështu do bëjë më shumë parkime. Do ta zgjidhim edhe këtë”

Kreu i mazhorancës nuk harroi të ironizonte “kënetën”, pak pasi ministrja Manastirliu tha se ‘po punohet që të thahet fare këneta’. Madje kujtoi edhe Lulzim bashën, duke e ngacmuar në distancë me mesazhe.

“Ore, po ky Luli ka ndonjë deputet këtu? Duhet të ketë ndonjë, apo ka nga ata që nuk njihen! Po vota a ka? Më bën shumë përshtypje, po e ka shumë frikë bufin. E ka frikë, jo jep e merr, doktori thotë, bufi etj., ma lë mua, për referencë, se ka frikë nga bufi!”

Teksa bën edhe një lidhje online me një tjetër zyrë shtabi nga distanca, Rama i pyet se si duket gjendja e kënetës aty.

“Po këneta si duket aty. Po Luli ka vota aty? Po ky që më sheh me inat ça është ky? Më sheh tër inat (bën batutë me një nga anëtarët në video-lidhje)”.

Deputeti Plarent Ndreca, si përfaqësues i njësisë dhe shtabit, informoi kryeministrin për ndarjen e detyrave dhe dëgjimin e banorëve për shqetësimet, teksa theksoi se janë ngritur 22 seksione që punojnë në zyra dhe në terren.

“Investime ka dhe është rikualifikuar pothuajse e gjithë zona, janë ndërtuar edhe rrugët dhe vijohet”, tha Ndreca në fjalën e tij.

Në fund të takimit, duke bërë batuta të tjera me të pranishmit, kryeministri doli edhe në fotografi me anëtarët e shtabit elektoral socialist të njësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Reshje shiu dhe temperatura deri në 20 gradë
Previous article FRONTI I DYTË I ZELENSKYT/ REL: Ukraina nis në fshehtësi përgatitjet për zgjedhje

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT