Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në qarqet e Jugut.
Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 696,355 vota, e pasuar nga PD-AN me 562,921, LSI deri më tani ka marrë 98,497 vota, kurse PSD 32,445 vota.
PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4824.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 75235 të pavlefshme.
Ja rezultatet në qarqet e jugut të përmbledhura:
Fier
Numërimi në qarkun Fier është mbyllur me PS në krye, e cila siguroi 91,030 vota, pasohet nga PD me 64,065 vota, LSI 12,197 dhe PLDSH 1,364 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.
Berat
Partia Socialiste kryesoi bindshëm në qarkun e Beratit, pasi është mbyllur numërimi i votave, duke i marrë edhe një mandat LSI-së. Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 41,656 vota e ndjekur nga PD me 22,744 vota dhe LSI me 8,275 vota. Ndërkohë, LRE ka 383 vota dhe PSD ka 367 vota. PS ka arritur të marrë 5 mandate në Berat, kurse PD 2.
Korçë
Në qarkun e Korçës numërimi ka mbaruar, ku PS kryeson me 60543 vota e ndjekur nga PD me 50479 vota dhe LSI me 8,485 vota. Ndërkohë PSD ka 1,268 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.
Vlorë
PS ka triumfuar në qarkun e Vlorës me 58,911 vota e ndjekur nga PD me 31,935 vota dhe LSI me 6171 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.
Gjirokastër
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark PS ka 24,159 vota, PD 13,860 vota, LSI 5,833 vota dhe PSD-ja 490 vota. Në Gjirokastër PS ka marrë 3 mandate, kurse PD vetëm 1.


