Komuna e Prishtinës në zgjedhjet komunale të 2017-ës do të shkoj në balotazh, kështu kanë treguar të dhënat e EXIT POLL të Klan Kosovës.
Kandidati i VV-së Shpend Ahmeti do të përballet me kandidatin e LDK-së, Arban Abrashi, për të parin e kryeqytetit.
Shpend Ahmeti ka marrë 46.6% të votave ndërsa Arban Abraashi 33.7%, në komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave nga EXIT POLL kandidati i AKR-së, Selim Pacolli ka mbledhë 10.4% të votave, PDK-ja me Lirak Çelajn ka marrë 6.0%, përderisa Arbër Vllahiu nga AAK-ja ka 2.4%.
Kujtojmë që ekipi në krye me analistin Shkëlzen Maliqi ka përpunuar të dhënat e mbledhura nga shtatë komuna në Kosovë.
Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla, njofton Klan Kosova.