• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRIMARE TË DEMOKRATËVE NË AMERIKË/ “Super e marta”, triumfon Joe Biden
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRIMARE TË DEMOKRATËVE NË AMERIKË/ “Super e marta”, triumfon Joe Biden

4 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Zgjedhjet primare të demokratëve në Amerikë kanë nxjerrë të martën fitues ish-zv.presidentin Xho Bajdën. Ai ka siguruar 10 nga 14 shtetet e mundshme, ndërsa rivali Bërni Sendërs ka triumfuar në shtetin me më shumë delegatë, në Kaliforni. Njëri prej tyre pritet të sfidojë presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ish-zëvendëspresidenti, Xho Bajdën, ka dalë fituesi më i madh i zgjedhjeve paraprake të Partisë Demokratike për presidencialet e vitit 2020.

Në votimet e “Super-të-Martës”, 77-vjeçari siguroi 10 nga 14 shtetet në garë, përfshirë shtetin e dytë më të madh të SHBA-së, në Teksas, por edhe në bastionet e Virxhinias dhe të Karolinës së Veriut.

Ndërkohë, rivali i tij më i afërt, senatori Bërni Sendërs, fitoi tre shtete dhe Kaliforninë, që ndan numrin maksimal prej 400 delegatësh.

“Fushata jonë reflekton diversitetin e kësaj partie dhe të këtij kombi. Na duhet ta mundim Donald Trampin sepse nuk jemi si ai, nuk duam luftëra partiake pa fund. Ne jemi në garë dhe mos kini asnjë dyshim se do e detyrojmë Trampin të bëjë gati valixhet,” deklaroi Bajdën para mbështetësve në Kaliforni.

Ish-zëvendëspresidenti i kohës së Barak Obamës vijon inercinë me fitore nga java e kaluar, të forcuar orët e fundit edhe nga mbështetja e rivalëve demokratë që tani janë larguar nga gara.

Ndërkohë mes pretendentëve të tjerë, senatorja Elizabet Uorën, nuk arriti të fitojë as në shtetin e Masaçusetit që ajo përfaqëson, ndërsa miliarderi i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg, që shpenzoi rreth 700 milionë dollarë në fushatë, mundi të marrë vetëm ishujt e vegjël amerikanë të Samoas.

Në garën për kandidimin për president, dy favoritët tani janë Bajdën dhe 78-vjeçari Sendërs.

Votimet e së martës ndanë rreth një të tretën e mbi 1,900 delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën e Demokratëve në korrik, për të përcaktuar rivalin për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRAKTIS STËRVITJET ME JUVENTUS/ Ronaldo i qëndron te koka, spitali "kyç gojën" për nënën e tij (SITUATA)
Previous article ME ARMË PA LEJE NË MAKINË/ Kapet 35-vjeçari në Tiranë, nën hetim dhe gruaja. I sekuestrohen...

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT