Partia Demokratike i ka konsideruar të rreme zgjedhjet primare të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Me anë të një postimi në faqen e Facebook, PD thotë se partia e Berishës dhe e Ramës dështoi që në nisje.
Postimi i Partisë Demokratike:
Partia e Berishës dhe Ramës dështoi që në nisje: Primare të rreme. Lajme të rreme. Parti e rreme. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën.


