• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA/ Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA/ Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve

14 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.

Me një shumicë të ngushtë, udhëheqësit republikanë siguruan mandatin që do t’u bëjë të mundur ndryshimin e qeverisë federale dhe zbatimin me shpejtësi të vizionit që ka zoti Trump për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur ka premtuar se do të ndërmarrë operacionin më të madh të deportimit në vend, do të mundësojë më shumë ulje të taksave, do të ndëshkojë armiqtë e tij politikë, do të marrë kontrollin e mekanizmave më të fuqishme të qeverisë federale dhe do të riorganizojë ekonominë amerikane

Fitorja që shënoi Partia Republikane në zgjedhje bën të mundur që Kongresi ta miratojë këtë agjendë ndërsa demokratët do jenë pothuajse të pafuqishëm për ta penguar atë.

Edhe në 2016, kur zoti Trump u zgjodh President, republikanët morën kontrollin e Kongresit, por ai u përball me disa udhëheqës republikanë që u bënë rezistencë politikave të tij. Po ashtu, Gjykata e Lartë në atë kohë kishte shumicë liberale. Por këtë herë, jo.

Kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë ai do të bashkëpunojë me një Parti Rapublikane e cila është transformuar plotësisht nga levizja e tij “Make America Great Again” (Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore), dhe me Gjykatën e Lartë e cila dominohet nga gjyqtarë konservatorë, përfshirë tre anëtarë të emëruar prej tij.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson, i cili me mbështetjen e zotit Trump do ta mbajë këtë detyrë vitin e ardhshëm, ka hedhur idenë e ndryshimit të programeve të qeverisë federale, përfshirë ndryshimin tërësor të programeve, që demokratët i kanë patur përparësi në vitet e fundit,

“Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat kanë një detyrë”, tha ai gjatë kësaj jave. “Populli amerikan kërkon që ne të zbatojmë dhe të çojmë përpara agjendën “Amerika e Para”.

Ndërkohë, ligjvënësi Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ligjvënësit republikanë nuk kanë “përjashtuar” asnjë element nga planet e tyre për të hetuar prokurorin e posaçëm Jack Smith, edhe pse ky i fundit po mbyll dy çështjet hetimore ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 2020 dhe atë lidhur me dokumentet sekrete të cilat zoti Trump i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË TIRANË/ Dy pistat e hetimit për vrasjen e Eduart Reçit, biznesmenit iu bë pritë poshtë banesës
Previous article "GJAKUN E MOTRËS S'TA FAL"/ Vladimir Kurti përplaset në gjyq me Dan Hutrën: Monstër që ke futur në dhe 4 gra

s.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT