• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Prokurori special Robert Mueller ngre akuza të reja
Home
Nderkombetare

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Prokurori special Robert Mueller ngre akuza të reja

10 June, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Prokurori special, i cili po heton ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 po e rrit presionin ndaj ish-shefit të fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort duke ngritur akuza të reja kundër tij dhe ndihmësit të tij për përpjekje për të manipuluar dëshmitarët

Në bazë të akuzave të reja, 69-vjeçari Manafort dhe ndihmësi i tij, 48-vjeçari Konstantin Kilimnik, janë përpjekur të bindin “qëllimisht, në mënyrë korruptive” dy persona, me synimin për të “ndikuar, vonuar dhe penguar” dëshminë e tyre. Sipas akuzave ata kanë kontaktuar dëshmitarët në shkurt dhe prill të këtij viti.

Të dy ata u akuzuan për komplot për të penguar drejtësinë dhe për pengim të drejtësisë. Manafort aktualisht ndeshet me pesë akuza për vepra penale lidhur me punën si lobist për qeverinë e mëparshme të Ukrainës.

Kilimnik, i cili operonte zyrën e firmës konsulente të Manafortit në Kiev, është personi i 20-të ndaj të cilit ngrihen akuza nga prokurori special Robert Mueller.

Sipas prokurorëve, dy persona që nuk identifikohen publikisht, kishin punuar me Manafortin për të organizuar të ashtu-quajturin Grupi i Hapsburgut, një organizatë me ish-zyrtarë evropianë për të lobuar zyrtarë të Bashkimit Evropianë dhe anëtarë të Kongresit amerikan në interes të Ukrainës.

Dy personat u thanë prokurorëve se Manafort dhe Kilimnik ishin përpjekur t’i bindnin të dëshmonin se Hapsburg Group lobonte vetëm në Evropë dhe jo në Shtetet e Bashkuara.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Do hedh pallatin në erë"/ Dalin DETAJE nga ngjarja e shqiptarit në Itali, vuante nga...
Previous article Hakmarrje e rëndë! Ish-e dashura zbulon partnerin që mori mijëra euro me mashtrim

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT