• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020/ Trump sulmohet nga kandidatja: Mund të jetë në burg
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020/ Trump sulmohet nga kandidatja: Mund të jetë në burg

11 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, ka thënë se presidenti i tanishëm, Donald Trump, mund të jetë në burg kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.

“Ndersa po i afrohemi vitit 2020, Donald Trump mund të mos jetë President.

Në fakt, ai mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha Warren gjatë një fjalimi të mbajtur në ndërtesën përkujtimore të veteranëve, e cila ndodhet në shtetin e Iowas.

Këto komente shënojnë një ndryshim të theksuar në retorikën e Warrenit, e cila deri tash ka ngurruar të flasë për Trumpin në mënyrë të drejtpërdrejtë prej kohës kur e kishte bërë publike kandidaturën për presidente në natën e vitit të ri.

Ajo i ka komentuar edhe hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. “Sa hetues janë angazhuar për këtë çështje? Ata janë gjithkund dhe këto janë hetime serioze, prandaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Warren.

Senatorja demokrate ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të ketë vend për fanatizëm dhe se presidenti aktual është treguar racist në disa raste.

“Çdo ditë publikohet një shkrim racist, me plot urrejtje, diçka vërtet e errët dhe e neveritshme. Çfarë do të bëjmë ne për këtë? A do ta lejojmë atë që të na përçajë me këto gjëra”, ka thënë ajo, shkruan “CNN”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ PESË DITËSH NË KËRKIM/ Kush është LYSIEN ALIU, ish specialisti i IT në ministrinë e drejtësisë (FOTO)
Previous article VIDAL "I PANDREQSHËM"/ Tjetër “shigjetë” për Valverde dhe kritikët në rrjetet sociale (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT