Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në të gjitha qarqet në Shqipëri.
Deri më tani sipas rezultateve të dala në gjithë qarqet Partia Socialiste ka kryesuar listën duke lënë pas me numer te madh votash Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në disa nga bashkitë jugore të vendit procesi i votimit ka përfunduar dhe Partia Socialiste kryeson fuqishëm me numër dhe përqindje të lartë fitoren në këto zona.
Alpenews.al ju sjell rezultat dhe deri më tani në Bashkitë ku procesi i votimit ka përfunduar në qarqet jugore.
Bashkia e Pustecit në Qarkun e Korçës ishte e para ku u mbyll procesi i numërimit, i cili nuk zgjati më shumë se dy orë, pasi kishte vetëm 7 kuti për të numëruar. Pusteci është veshur ngjyrë rozë, ku PS-ja ka rritur që të marrë 868, e ndërsa PD 473. Në fund renditet LSI me 168 vota.
Bashkia e Himarës: Edhe në këtë bashki forcë e parë ka dalë Partia Socialiste me 3447 vota, 58%, Partia Demokratike 1854 vota, 31%
Lëvizja Socialiste për Iintegrim me 341 vota, 5.80% dhe 124 kanë dalë si vota të pavlefshme.
Këlcyra gjithashtu ka mbyllur procesin e votimit dhe Partia Socialiste ka dalë e para duke kryesuar listën me 1750, Partia Demokratike 1070 vota, LSI- 509 vota dhe PSD 38 vota.
Votimi ka përfunduar edhe në KZAZ me numër 76 në Përmetit, ku janë numëruar 46 kuti. Në këtë Bashki fituese është shpallur Partia Socialiste ku ka siguruar 3.466 vota.E dyta është renditur Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.
Bashkia e Poliçanit ka mbyllur procesin e votimit dhe Partia Socialiste është fituesja me një rezultat të thellë nga partitë e tjera. PS ka marrë 3871 vota, ndërsa PD 1045 vota dhe LSI vetëm 864. E përkthyer në përqindje PS ka më shumë se 65%.
Partia Socialiste ka dalë fituese edhe në Bashkinë Libohovë pas përfundimit të numërimit të votave. PS 1154 vota, PD 901 vota, LSI 201. vota.
Në Bashkinë Skrapar procesi i votimit ka përfunduar, Partia Socialiste renditet e para duke lënë shumë mbrapa vendlindjen e Presidentit Meta i cili pritej të kishte një numër të konsiderushëm të votave por në të vërtet rezultati i PS i la shumë mbrapa dhe PD rendite si e fundit nga rezultati i numërimit të votave. PS fitoi 3547 vota, ndërsa 776 PD.
Ndërkohë, LSI ka marrë 2174.Sipas të dhënave që vijnë nga KZAZ 68 në Skrapar, në zgjedhjet e që u zhvillua dje, morën pjesë 7057 zgjedhës, nga të cilat vota ishin të vlefshme 6630 dhe 472 të pavlefshme.
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Dropullit, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë.Nga 37 qendrat e votimit për këtë bashki rezultoi se PS-ja ka marrë 1531 vota, ndërsa PD 592.Ndërkohë, forcë e dytë ka dalë LSI, duke marrë 599 vota, 7 më shumë se sa PD-ja. Kujtojme se konsulli grek ishte sot ne nje qender numerimi ne Dropull.
AlpeNews.al


