Partia Demokratike po përpiqet që arrestimin e kryebashkiakut te Lezhës Fran Frrokaj ta paraqesin si një hakmarrje politike, pavarësisht faktit se me firmën e tij janë tjetërsuar tokat te “Rana e Hedhun”.
Dhe në përpjekje për ta legjitimuar këtë fakt, “mjeshtrat” e abuzimit kanë vendosur që të largojnë vëmendjen nga fakti i vërtetë: Vjedhja e tokave në bashkinë e Lezhës, me firmë dhe me vulën e kryetarit Frrokaj.
Mënyra më e mirë për të larguar këtë vëmendje është hedhja në internet e një sondazhi ku të votohej për dy emra për kreun e bashkisë së Lezhës: Kryetari aktual me polic te dera në arrest shtëpiak Fran Frrokaj dhe deputeti socialist i qarkut Lezhë Pjerin Ndreu.
Kështu, pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj për abuzime me pronat në bregdet, u punuar fort që vëmendja të kthehej mundësia e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme lokale në këtë bashki.
Edhe pse deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk e konfirmoi kandidimin e tij as tani, në një shkarkim eventual të Frrokajt dhe as në 2019, përsëri është projektuar një “përballje” online mes Fran Frrokajt që aktualisht është në arrest shtëpie dhe deputetit socialist Pjerin Ndreu.
Stafi i Fran Frrokajt me sa duket e ka marrë shumë seriozisht këtë sondazh rajonal, pa kokë dhe pa rregulla, pavarësisht se është dhe i njëanshëm pasi që në krye të herës deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk e ka konfirmuar kandidimin e tij.
Por në votimin e rregullt situata në këtë sondazh ka qënë në favor të Pjerin Ndreut, i cili ishte i renditur para Frrokajt me rezultat.
Por falë dhe ‘angazhimit’ maksimal të Fran Frrokajt që nga arresti shtëpiak ka bërë që të dalë para në rezultat.
Madje Frrokajn nuk e ka penguar as fakti që është në arrest shtëpie, që të bëjë makinacione dhe për këtë sondazh rajonal të çuditshëm, për të arritur 150 vota më tepër se sa “kandidati” rival deputeti socialist Pjerin Ndreu.
Pasi ajo që bie në sy është fakti se për Frrokajn nga votuar kinezë, kongolezë, vietnamezë, nga Siera Leone, Nigeri, Hong Kong etj.
Por të klikosh mbi ata që kanë votuar Frrokajn gjenden emra të çuditshëm, kryesisht të huaj me asnjë lidhje të dukshme apo të qartë me Shqipërinë apo Lezhën.
Nuk mund të thuhet me saktësi se si ata kanë marrë pjesë në sondazh, por mund të themi se Lezha e ka nisur matjen e forcave përpara bashkive të tjera.
Madje ka thirrur nën “armë” për të votuar dhe kontigjente të tëra nga këto shtete që ne përmendëm më sipër.
Do të arrijë PD ti regjistrojë këta njerëz për të votuar në Lezhë, kjo mbetet për t’u parë.
Fundja kryetari i PD Basha ia ka marrë dorën lobimit me të huajt, paguan lekë dhe mund të arrijnë dhe rusë madje.(TemA)


